Categories Lajme

Në Kolonjë ndodhet “rrethrrotullimi që vret njerëz”

Aksidentet rrugore në Shqipëri janë shtuar dhe janë bërë ndër shkaktarët e parë për humbjen e jetës. Në rrethrrotullimin e Kolonjës, në rrugën Lushnjë-Fier, tre ditë më parë i ndëpreu jetën dy të rinjve, Jorgest dhe Alteo Shabani, ndërsa la të plagosur Alban Doksanin 16-vjeç. Ky ishte një ndër disa aksidentet me vdekje që kanë ndodhur në këtë rrethrrotullim, duke u kthyer kështu në një njollë të zezë në rrjetin e rrugëve të vendit.

 

Rruga Lushnje-Fier, u inagurua në prill të vitit 2009, nga qeveria Berisha. Devijimi i kësaj rruge, nëpërmjet këtij rrethrrotullimi u bë për të favorizuar një biznes i cili prej disa vitesh nuk është më funksional.

“Devijimi i asaj rrugë është bërë për shkak të atij lokalit që ndodhet aty. Devijimi për mua është një gabim i projektuesit apo ndërtuesit. Ajo mund të ishte zgjidhur më një korsi ngadalësimi për të hyrë në Kolonjë dhe një korsi shpejtimi për qytetarët e Kolonjës për të hyrë në qarkullim dhe nuk ishte nevoja të kishim kaq aksidente”, thotë eksperti Sulçe.

E gjithë kjo situatë, ashtu siç e shpjegon dhe eksperti, idealisht mund të ishte zgjidhur nëse do të aplikohej një projekt i tillë. “Në këtë mënyrë nuk do të pengohej edhe lëvizja e mjeteve që lëvizin aty, por do të rritej shpejtësia e qarkullimit, pikërisht për t’i shërbyer qëllimit që është ndërtuar kjo rrugë, për t’i shërbyer bregdetit”. Bordurat pranë këtij rrethrrotullimi janë të dëmtuara për shkak të aksidenteve që kanë ndodhur. /TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME