Reshje të dendura bore vijojnë në të gjithë qarkun e Korçës. Të dhënat e fundit thonë se akset janë të kalueshme me zinxhirë.
Me vështiresi paraqitet situata në aksin nacional Korçë -Pogradec në afërsi të fshati Pirg. Reshjet e dendura edhe në aksin Korçë –Kapshticë ku ka probleme me qarkullimin. Ne qytet trashësia ka arritur 20 cm ndërsa në zonat malore mbi 50 cm. Qafë- Plloça, Qafa e Qarrit të kalueshme me vështirësi. Ndërkohë që bëhet apel për shmangien e lëvizjes në këto akse.
Temp aktualisht në qytet shënojnë -3 gradë, ndersa Dardha është zhbllokuar pasi u bllokua nga tre ortek bore.