Categories Lajme

Në Kroaci konfirmohen dy rastet e para me variantin Omicron

Në Kroaci, më 6 dhjetor janë konfirmuar dy rastet e para me variantin, Omicron të koronavirusit, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Zagreb. “Nuk jemi të sigurt lidhur me burimin e infektimit e as nëse këta dy njerëz kanë udhëtuar jashtë vendit. Besojmë se janë infektuar gjatë një takimi të punës në të cilin të dy personat kishin marrë pjesë”, tha Bernard Kaiq, epidemiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Sipas tij në këtë takim të punës, kishte të pranishëm edhe mysafirë jashtë Kroacisë. Raportimet nga Afrika e Jugut –ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera –sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake. Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME