Categories Lajme

“Në kryq të gjitha godinat që duhen shembur”

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë pohoi se të premten grupet e ekspertëve dhe inxhinierët do të mbajnë një konferencë, ku do të tregojnë se në cilat godina duhet të ketë kujdes.

Ai ftoi edhe mediat të pyesin këta ekspertë me qëllim qetësimin dhe informimin e njerëzve.

“Në të gjitha kontaktet që unë kam pasur, edhe me disa nga grupet inxhinierike, masat në skuadrat tona janë jashtë zakonisht pozitive. Grupit të tjera kanë ardhur dje, të tjera pritet të vijnë në vijim.

Do t’u japim njerëzve garanci që godinat nuk përbëjnë rrezikshmëri dhe njëkohësisht duhet të vëmë në kryq të gjithë godinat që duhen shembur.

Ditën e premte përfaqësues të ekspertimit të godinave do të paraqesin për publikun raste dhe tipologji ndërtimesh për të treguar se nga dhe për çfarë duhet të ketë një shqetësim. Pastaj në çdo rast duhet të bëhet ekspertimi i veçantë.

Të premten do të ndiqni nga goja e atyre që dinë se çfarë flasin. Dua t’u bëj apel mediave të adresojnë pyetjet për këto grupe, nuk iu kushton asgjë t’i kërkojnë ekspertët në terren t’i pyesin.

Po punojmë për kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në nderimi dhe njësia speciale ka nisur të gjithë hartën për të identifikuar përgjegjësitë. ”-tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME