Categories Lajme

Në lartësitë mbi 500 metër do të ketë reshje dëbore, moti për sot

Moti sot parashikohet të nisë i kthjellët në zonën e qendrës dhe atë të veriut si dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonën e jugut. Deri në orët e mesditës në zonën e jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në relievet kodrinore-malore në lartësitë mbi 500 metër do të ketë reshje dëbore.

Pas orëve të mesditës mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim mesatare deri e fortë dhe me rrahje në bregdet, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon. Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.

Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Shkodër -1/7 Diell Kukës -3/2 Diell Lezhë 0/6 Diell Dibër -6/0 Diell Durrës 2/8 Diell Tiranë 0/8 DiellElbasan -1/7 Re diell Berat -1/8 Re diell Vlorë 1/10 Shi diell Korçë -4/2 Borë diell Gjirokastër -1/8 Shi/borë diell Sarandë 2/11 Shi diell.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME