Categories Kuriozitete

Në Londër jetojnë më shumë miliarderë se në New York

Londra më e pasur se New York. Sipas një ankete të publikuar edhe në The Guardian, në Londër jetojnë më shumë miliarderë e milionerë sesa në qytetin që nuk fle kurre përtej Atlantikut. Certifikimi mberrin nga agjencia ‘Frank Knight’ që përllogarit 875 mijë milionerë londinezë dhe 820 mijë në New York. Kriter për keta rezidentë është një pasuri mbi 1 milionë Dollarë, ku përshihet edhe prona apo të mirat materiale.

Të dhënat janë të marra pas pandemisë, dhe ekspertët thonë se këtu përfshihen edhe banesat, të cilat në Londër vijojnë të qëndrojnë në çmime të larta, me një mesatare prej rreth 514 mijë stërlina. Pak kohë më parë edhe qeveria britanike, kishte vënë theksin në rritjen e pabarazisë sociale përgjatë Tamisit. Sipas saj milionerët përbëjnë 10 % të popullsisë së Londrës, ku ndër të tjera 28%, ose 2.5 milionë banorë jetojnë në prag të varfërisë, të paktën në bazë të parametrave shtetërorë.

Ndërsa Frank Knight vëren se në bazë të statistikave, varfëria ka nisur rritjen pas vitit 1994, ndërkohë që pandemia solli një shkatërrim ekonomik për familjet modeste, por kjo nuk u verifikua tek klasa e pasur, që pikërisht në këtë periudhë e shtoi edhe më tepër pasurinë.

Gjithashtu, në studimin imobiliar del në pah edhe diçka tjetër interesante. Londra ka numrin më të lartë të banesave premium, më shumë se çdo qytet tjetër në botë. Numërohen 68 mijë banesa luksoze, me vlerë mbi 2 milionë Stërlina, të cilat pra etiketohen premium.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Maj 2024

DASHI Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME