Categories Lajme

“Në luftë me zjarret”, MM: Po punohet në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit të Elbasanit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka informuar rreth situatës së zjarreve në vend. Ministri Peleshi, tregon se 15 vatra janë shuar në 24 orët e fundit, sakaq është duke u punuar pa ndërprerje në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit Elbasan, për kapsulimin e vatrave pas zjarrit me përmasa të mëdha.

Niko Peleshi: Pas shumë orësh në “luftë” me zjarret, falë punës së bërë nga efektivët e Forcave të Armatosura, punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe emergjencave civile pranë pushtetit vendor, 15 vatra zjarri janë shuar në zona të ndryshme të territorit të vendit, gjatë 24 orëve të fundit. Po punohet me intensitet në vetëm 2 vatra aktive për neutralizimin e tyre.
Në fshatin Krastë, njësia administrative Fushë-Krujë, puna vazhdon për zjarrin e rënë në një sipërfaqe me pisha ku situata është nën kontroll.
Gjatë gjithë natës dhe pa ndërprerje po punohet në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit Elbasan, për kapsulimin e vatrave pas zjarrit me përmasa të mëdha, pasditen e djeshme. 71 forca të emergjencave civile dhe efektivë të Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit. 16 mjete zjarrfikëse dhe 10 mjete ndihmëse i janë bashkuar këtij operacioni duke përmirësuar situatën e vështirë të krijuar nga temperaturat e larta që krijohen nga djegia e mbeturinave.
Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME