Dëshmia e tij po behet e pamundur per tu marre, për shkak të një p lumbi që e ka kapur në fytyrë, saktësisht në pjesën e nofullës e nuk e le te flase e te tregoje cfare di Pëllumb Muharremin (Aleksandër Laho), apo i njohur si “Rrumi”.
I konsideruar njësoj si prokurori Ndoja, objektiv i atentatit ku mbeti i plagosur dhe që kishte si qëllim eliminimin e tij, Muharremi pritet që të merret në pyetje në momentin që do të ketë mundësi fizike për të folur.
Sipas mjekëve të Spitalit të Durrësit, ku ai vazhdon të marrë mjekim, “Rrumi” e ka ende të pamundur që të komunikojë. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
