Categories Bota, Teknologji

Në Paris testohet taksia ujore, mjeti transportues i së ardhmes

Duke parë ndotjen e madhe të ajrit dhe problemet me transportin publik në Paris, një kompani e inovacionit ka një zgjidhje që përfshin lumin e Senës.

Fluska, siç quhet kjo “taksi fluturuese”, është e mbështetur në energjin elektrike dhe pluskon mbi ujë me “krahët e saj” – si dhe ka kredenciale të tjera të gjelbërta pasi nuk bën zhurmë dhe nuk krijon ndotje të ajrit. Kushton rreth 200 mijë euro që të ndërtohet dhe mund të arrijë shpejtësi deri në (30 km/h). Udhëtimet testuese në Paris janë të limituara në një shpejtësi maksimale deri në (27km/h).

Shërbimi mund të lançohet shumë shpejt madje pritet që të jetë në pranverë të vitit që vjen, sipas një konference shtypi nga zyra e kryebashkiakut të Parisit. Kompania inovatore Seabubbles është në fazën testuese mbi lumin Sena prej katër ditësh. Gjithsesi, kompania thotë që udhëtimi nuk ka qenë i lehtë. Gjatë një testimi të hënën në mëngjes para se të lëshoheshin testet zyrtare, policia urdhëroi Fluskën që të ndalte aktivitetet e saj.

“Po presim për një autorizim që të kemi një linjë komerciale mes lindjes dhe perëndimit… por shikoni edhe vetë, nuk është askush mbi lum”, tha bashkthemeluesi Alain Thebault duke shtuar se Franca po bëhet si një muze ku inovacionet teknologjike pengohen nga shumë rregulla. Parisi ka një ndër rrjetet e transportit urban më të dendura në botë, me më shumë se 650 trena që ecin në kohë të njejtë. Janë mbi 4.7 miliardë udhëtime që bëhen nga udhëtimet e transportit publik në rajonin e Parisit në vitin 2016.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME