Categories Lajme

Në përgjime del si ‘Festim kokë-lopa’, skafistët e penduar: Ish-nënkomisari i Policisë merrte 15 mijë euro për…

Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, ishte mes të dyshuarve që u arrestua në operacionin “Shpirti” dhe sot do të njihet në GJKKO me masën e sigurisë.

Madje Lelaj në kohën që forcat operacionale i kanë rrethuar shtëpinë për ta arrestuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës. Për pasojë, ai pësoi f raktura në këmbë, por pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u dërgua drejt Tiranës.

Në kohën që ka ndodhur trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë, prej vitit 2014 deri në vitin 2017, Lelaj ishte ne drejtorinë e Kufirit dhe sipas dëshmive të të penduarve të drejtësisë, ai merrte 15 mijë euro për të garantuar pjesën detare të trafikut të d rogës.

Madje sipas dosjes h etimore, në përgjimet e dëshmitë e tyre, skafistët e penduar e konsiderojnë “Festim kokë-lopa”, ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, tha gazetarja Klodiana Lala.

Bashkëpunëtorët e drejtësisë italiane, skafistët shqiptarë të a rrestuar në Itali, kanë dëshmuar gjithashtu se Lelaj merrte para hapur nga trafikantët e d rogës dhe nga kreu i bandës, Ilirian Zaimi alias Duçollari, apo ‘Lani’, për të garantuar këtë trafik.

Në total u lëshuan 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara në vitin 2020, ndërsa 28 të tjerat, disa ditë më parë.

Pjesë e të arrestuarve janë edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si prokurori Maksim Sota apo drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti.

Zyrtarët e arrestuar Maksim Sota, ish-prokuror në Vlorë i larguar nga Vettingu

Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë

Ilirjan Balla, ish-shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit

Festim Lelaj, ish-oficer policie në Fier, i proceduar më parë për trafik narkotikësh

Hekuran Marku dhe Paul Agustin Deda, ish-shoqërues të Saimir Tahirit në vitin 2016, kur ishte ministër i Brendshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME