Zbardhen emrat e personave të arrestuar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, 13 janar, teksa ai bashkë me disa të burgosur të tjerë kishte shkuar për një vizitë mjekësore.
Gazetarja Kodiana Lala bën me dije se në kuadër të hetimeve janë vënë në pranga gjithsej tetë persona, mes tyre efektivë policie dhe staf shëndetësor.
Të arrestuarit janë: Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit, Desdemon Pazaj, zëvendësshef i Policisë dhe pesë efektivë policie që shoqëronin të burgosurit, Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela.
Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një grua, e identifikuar si Violeta Uka.
Baçi njihet edhe si polici i cili i dha kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, në momentin që ndodhej në automjetin me të cilin po transportohej.
Ngjarja:
Altin Ndoci, një prej emrave më të shumëpërfolur të botës së krimit i pandehur në procesin “Plumbi i Artë” dhe i cilësuar si vrasësi me pagesë i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, u arratis të martën nga ambjentet e spitalit rajonal në Durrës.
Ai ishte shoqëruar nga punonjësit e policisë së Burgjeve për vizita mjekësore në repartin Infektiv në dhomën e posaçme ku trajtohen të paraburgosurit apo të dënuarit, për shkak se kishte shfaqur probleme me veshkat. Bashkë me Ndocin për vizitë në spital ndodhej edhe një i paraburgosur tjetër.
Burimet thonë se një moment ka kërkuar të shkojë në tualet ku aty ka goditur një nga 3 punonjësit e policisë së burgjeve dhe është larguar.
Mësohet se një nga policët ka qëlluar në ajër teksa ndiqte Ndocin, por ai është larguar me shpejtësi sikurse shihet edhe në këto pamje….
Në parkimin e spitalit atë e priste një Audi të bardhë, A7, me targa AA700RS dhe sapo është ngjitur në të, mjeti ka lëvizur në drejtim të Spitallës duke humbur më pas çdo gjurmë.
I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë. Ai akuzohej në këtë të këtij procesi për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë. Për të kryer këtë vrasje ai ishte rekrutuar nga Talo Cela, dikur mik e më pas armik me Nuredin Dumanin.
Pas përplasjes së dy miqve, Dumani veproi për llogari të Erion ALibej, kundërshtar me Çopjat, ndër4sa Talo Cela për llogari të Franc e Hajdar Copjas.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës Çopja. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
