Categories Lajme

Në pritje të qeverisë së re, sot mbahet takimi i 5-të mes VV dhe LDK

Sot pritet të mbahet takimi i radhës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në përpjekje për të harmonizuar programet për qeverisjen e ardhshme të vendit.

Ky do të jetë takimi i pestë mes këtyre grupeve punuese, në takimin e katërt thanë se janë pajtuar në masë të madhe për çështje të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Kësaj radhe, takimi do të mbahet në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndryshe, pavarësisht takimeve, ka pasur edhe debate në distancë.

Deklarata e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të kësaj partie, ka shkaktuar reagime në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më herët zyrtarët e të dyja partive kanë thënë se nuk janë marrë vesh ende për ndarjet e posteve ministrore, por kreu i LDK-së Isa Mustafa të premten tha se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, LDK vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, pasi sistemi aktual zgjedhor në Kosovë asnjë partie nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.

Por, kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati e Avni Zogiani, ishin në mesin e atyre që reaguan ndaj deklarimeve të Hazirit, duke thënë se ato nuk i bëjnë nder LDK-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME