Categories Lajme

Në pritjen e fundvitit, Haradinaj: Dorëheqja ime testoi Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka organizuar pritjen e fundvitit, ku ka numëruar sukseset e Qeverisë që ai e drejton, duke përmendur sukseset, sfidat, dhimbjet, krenarinë dhe mësimet në qeverisjen e tij. Në, një postim në Facebook, Haradinaj ka folur edhe për dorëheqjen e tij, duke thënë “dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit”.

Postimi i plotë i Haradinajt: “Në pritjen e fundvitit të organizuar nga Zyra e Kryeministrit përmbyllëm një vit me suksese, sfida, e dhimbje.

Unë poashtu isha i sfiduar me ftesën e papritur në moment kritik. Dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit.

➢ Sukseset:
1. Ushtria e Kosovës po konsolidohet në ushtri inteligjente me standarde të NATOs;
2. Kosova ka arritë pavarësinë energjetike dhe Trepça është gati për investime;
3. Investitori i parë strategjik SOËI + Parku ITP – me Gjermaninë;
4. Shtrirja e sundimit të rendit dhe ligjit edhe në Veri të vendit;
5. Transparencë e plotë në qëndrime politike, vendime dhe qasje në dokumente zyrtare – tani më është bërë ndryshimi duke instaluar kulturën qeverisëse me llogaridhënie të plotë.

➢ Sfidat
1. Injorimi i arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave për arsye politike nga BE;
2. Rikthimi i dialogut në binarë – dialog mes shteteve e jo dialog për nënshtrim – Kjo logjikë duhet të vazhdojë deri në njohje reciproke në kufijtë ekzistues pa vonesa e sfida artificiale;
3. Mbajtja e taksës 100% e cila nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë.
4. Keqpërdorimi i ndjenjave fetare për përfitime gjeopolitike është i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi bashkë në luftimin e kësaj.

➢ Dhimbje:
1. Tërmeti në Shqipëri na goditi të gjithëve pa dallim.
2. Sulmet terroriste anembanë botës e qytetarëve të lirë i përjetuam rëndë. Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-ve dhe aleancës globale kundër terrorizmit.

➢ Krenari:
1. Sukseset e rinisë së Kosovës në sport e kulturë kanë mahnitur botën.

➢ Mësimet nga ky vit:
1. Kur jemi unik jemi më të fortë – bashkë në tema nacionale.
2. Kalkulimet për një grusht votash nuk e bëjnë shtetin.

Ju uroj festat e fundvitit! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME