Categories Lajme

Në qarkun e Vlorës janë kryer 14,653 vaksina, Gjiknuri u dhuron trëndafila mjekëve

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri së bashku me kandidaten për deputete Anduel Tahiraj ishin sot ne Vlorë ku dhuruan trëndafila për stafin mjekësor që po kryen vaksinimin masiv të të moshuarve në këtë qytet. Sipas Gjiknurit kjo është një shenjë falenderimi për punën që stafet mjekësore po bëjnë prej shumë muajsh në këtë përballje me pandeminë e Covid 19.

Gjiknuri: Nëpërmjet trendafilave që dhuruam donim që tu uronim një ditë të mbarë por njëkohësisht edhe një lloj përgëzimi për një proces që tashmë ka filluar masivisht dhe që është vaksinimi i qytetarëve. U kënaqa shumë që dëgjoj që në Qarkun e Vlorës procesi po ecën shumë mirë dhe janë gati 2700-2800 vaksinime në ditë. Janë hapur disa qendra dhe lajmërohen të gjithë qytetarët përmes mjekut të familjes. Ky proces po shkon ashtu siç duhet ndaj ne na bën krenar.

Është një punë e mirë e qeverisë që në momentin më të vështirë ju erdhi në ndihmë qytetarëve. Kuptohet, ka njerëz që mbase nuk janë të kënaqur nga kjo por ne nuk do të pushojmë, do të punojmë dhe do të kujdesemi për qytetarët. Nuk do të bëhemi pjesë e politikës së korbave. Mbi të gjitha i urojmë të gjithë personelit shëndetësor të Vlorës por edhe të gjithë Shqipërisë vaksinim sa më të shpejtë që ti kthehemi normalitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME