Categories Lajme

Në Shqipëri do mbeten vetëm pleqtë

Tema kryesore e emisionit ‘Top Talk’ ditën e sotme ishte: ‘pse po ikin shqiptarët’, ndërsa i ftuar në studio përballë gazetarit Denis Dyrnjaja ishte eksperti i ekonomisë Besart Kadia, i cili renditi 4 faktorë kryesorë përse qytetarët detyrohen të braktisin vendin.

“Ka shumë arsye. Është një shoqëri që është gati në dështim të vetëbesimit të saj, ku përfshihen çështjet ekonomike si rezultat i prekshëm dhe i menjëhershëm, çështjet e ngërçit politik si fenomen i përditshëm i jetës së tyre dhe siguria socilale e brezave të ardhshëm. Eshtë një kombinim i disa faktorëve që në tërësi, të gjitha bashkë pra si ekonomike si politike si sociale dhe e fundit unë do të thoja që është një krizë ë e thellë kulturore. Këto 4 faktorë janë simbolikë të një qytetërimi, të një civilizimi, të një shoqërie në kaos që e gjen zgjedhjen e vetme tek largimi”, deklaroi Kadia.

Sipas ekspertit Kadia edhe vende të tjera të Ballkanit kanë të njëjtat probleme , ai veçon Krocianë që ka të njëjtin trend të shpopullimit, po ashtu Bosnje-Hercegovina, Maqedonia etj . Po a është më shumë i dëmshëm apo fitimprurës për një vend emigrimi i qytetarëve të tij?

“Këta emigrantë që largohen marrin aftësi të reja në vendet që shkojnë,në rast se ata riintegrohen në ekonominë Shqiptare është pozitive për neve. Rasti i dytë është: qëndrojnë atje dhe dërgojnë remitanca. Edhe kjo do të ishte pozitive. Dhe skenari i tretë që është fatkeqësia është që as nuk dërgojnë remitanca dhe as nuk rikthehen dhe ekonomia Shqiptare vuan nga mungesë e krahut të punës të qytetarëve të rinj” thekson eksperti.

Por cila është zgjidhja për të ndalur këtë lloj ‘hemoragjie’ të moshës së re?

“Sigurimet Shoqërore duhet të jenë të mjaftueshme që ta mbajnë qytetarin Shqiptar që këtu ka një të ardhme. edyta, duhet të krijohet besimi që shteti nuk po vjedh, në mënyrë që ti të kontribuosh dhe të ndihesh i sigurt. E treta lidhet me rininë, që të ndjehet meritokracia pra që nëse ti qëndron do të shpërblehesh , shpenzimet reale për edukimin, dhe investimi në kultutë sepse qytetarët janë në grindje të vazhdueshme me njëri-tjetrin, kopshtet dhe shëndetësia, po nuk u bënë këto njerëzit do largohen” , deklaroi ndër të tjera Besart Kadia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME