Categories Lajme

“Në Shqipëri nuk bëhet fjalë për dozë të 3”, mjekja Dollenberg: Niveli i vaksinimit këtu, tepër i ulët

Pas konferenës të mjekëve të mbajtur në ambientet e universitetit të Mjekësisë, drejtori i Urgjencës Kombëtare dhe mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg kanë dhënë një deklaratë për mediat.

Në fjalën e mbajtur nga Dollenberg, kjo e fundit u kujdes të fliste për situatën e përgjithshme lidhur me vaksinimet në Shqipëri, situatë për të cilën tha se mbetej akoma shumë mbrapa krahasuar me vendet e tjera. Ajo u pyet edhe për vaksinimin e personave sipër moshës 12 vjeç dhe tha se kjo gjë duhet të ishte bërë me kohë pasi në Gjermani niveli i shifrave të vaksinimit kishte arritur deri në 80%. Ndërsa shtoi se në momentin që kishte arritur në Shqipëri, kishte para që shqiptarët nuk mbanin maska në aeroport.

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg

Shifrat flasin vetë., përderisa shoqëria shqiptare është vetëm 20% e vaksinuar nuk mund të themi gjë për këtë aspekt. Jemi në situatë delikate, si shoqatë e mjekëve në Europë, duam të japim mesazh se normaliteti duhet të kthehet.

Mesazhi që ne duam të japim është që duam që njerëzit të inkurajojnë studentët të kthehen në normalitet, pasi e pamë cfarë niveli të ulët kishte mësimdhënia.
Këtu në aeroport kur vij askush nuk mban masakën, gjë që është e pazakontë në vendet e tjera. Shoh këtu në QSUT që shumë qytetarë i mbajnë maskat. Besoj që konferenca e sotme do përpiqet të ndikojë tek mjekët në mënyrë që të kthejmë normalitetin.

Vaksinimi për personat mbi 12 vjeç:

Janë tema që në Europë po bëhen prej disa muajsh, Mjafton të përmend Gjermaninë ku moshat mbi 12 vjeç janë vaksinuar mbi 80%. Shqipëria vazhdon te 20%, kështu duhet të ndërgjegjësohet vetë shoqëria dhe vetë mjekët. Nuk kemi pasur asnjë pacient që ka qenë i vaksinuar dhe të ketë vdekur nga Covid. Pra edhe nëse preken nga covid personat.

Doza e 3 vlen vetëm për persona që e kanë arritur mbi 80% nivelin e vaksinimit të 2 dozave të para. Këtu niveli i vaksinimit është shumë i ulët kështu që për këtë vit këtu nuk flitet dot për dozë të tjetër. Nëse do ketë një ndërgjegjësim, pas një viti mund të flasim për dozë të tretë dhe të katërt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME