Categories Lajme

Në shtëpinë e drogës në Brenog të Hasit

Kanë kaluar kaq ditë nga zbulimi i laboratorit të përpunimit të drogave të forta në Brenogë të Hasit dhe policia apo prokuroria ende nuk kanë dalë me variantin zyrtar.

Por çfarë ndodh në shtëpinë e kthyer në laborator? Çfarë thonë fqinjët për familjen Shuti, të cilët janë të gjithë të ndaluar nga policia. ABC News sjell kronikën nga fshati më me zë sot për sot në Shqipëri.

Pas lajmit të bujshëm për zbulimin e laboratorit të drogës, këtu në Brenog të Hasit asgjë nuk pipëtin. Një fshat pothuajse i braktisur nga të rinjtë, vetëm pesë kilometra nga rruga nacionale Kukës-Krumë.

Shtëpia e Mustaf Shutit ndodhet pothuajse në qendër.

“Kjo është shtëpia e Mustaf Shutit në Brenog të Hasit, aty ku policia lokale në bashkëpunim me agjencitë e tjera zbuloi dhe identifikoi një laborator që dyshohet se është përdorur për përpunimin e drogës. Prej 48 orësh tashmë ky vend survejohet dhe mbahet nën kontroll të plotë nga policia e Hasit”, raportoi gazetari Bujar Muçmata.

Ruhet në të katër anët me shërbim policie. Askush nuk lejohet të hyjë përveç personave të autorizuar për procesin hetimor.

Afër portës së oborrit duken maskat e dorezat e përdorura nga specialistët e antidrogës. Xhaviti me të shoqen Anilën, të atin Mustafan janë të shoqëruar në polici. Atje po mbahen edhe Flamur Çela, Vehbi Barushi dhe një shtetas turk. Brenda shtëpisë është vetëm një e moshuar në gjendje paralize për të cilën kujdesen herë pas here të afërmit.

Përballë ndërtesës së Mustafës, që tashmë dyshohet të jetë përdorur si laborator për prodhimin e lëndëve të forta narkotike, ndodhet shtëpia e Brahimit. Së bashku me motrën nuk kanë opinion të keq për familjen e fqinjit.

Fqinji 1: “Nuk kemi pasur ndonjë mosmarrëveshje”.

Fqinji 2: “Fjalët i jepshin të mira, por se ç’kishin në zemër nuk e di unë”.

Edhe banorët e tjerë të Brenogës, të cilët as që ju ka shkuar në mendje se do të kishte kaq pranë tyre një laborator të tillë.

“Nuk e kemi paramenduar këtë gjë. Kërrkush nuk e paramendon”, u shpreh një banor.

Të ndaluarit do të dalin të hënën para togave të zeza për t’u njohur me vlerësimin e masës. Dosja hetimore ndodhet në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME