Categories Showbiz

Neda Balluku poston historinë shokuese: ‘E di o ma, por ndal! Ndal o ma! Mos o ma! Mos. O ma!’ Jam rrahur se linda vajzë, kam akoma shenja në trup

Kohët sot kanë ndryshuar, por ndoshta zhvillimin më të madh e shohin qytetet, sepse e sigurt që edhe sot, thellë në fshatra të largëta, vitet kanë qenë thjesht numra, e mentaliteti mbetet po ai.

I tillë ishte dhe mesazhi që kishte mbërritur nga një ndjekëse në rrjetin social “Instagram” të opinionistes së “Për’puthe”, Neda Balluku, e cila kohët e fundit është shumë aktive me këshillat dhe opinionet e saj.

“Mami më ka rrah gjithë jetën me rrip, më mbyllte në kasollen e lopës dhe më rrihte me ç’të mundej dhe më kapte dhe për flokësh, më linte të flija te kasollja e lopës.

Dhe kur i thoja pse më rreth, më thoshte se je vajzë dhe vëllezërit i donte shumë. Më ka rrahur aq keq sa qaja duke u mbytur ose me dilte gjak për hundësh”, shkruan ndjekësja.

Por akoma më rrëqethës ishte komenti i Nedës, që në rreshta “ndërtoi” shkakun dhe pasojën e dhimbshme.

“E di o ma, që kur ti ishe si unë, askush nuk të ngrohu shpinën nga i ftohti. Askush nuk i mori duart e tu për t’i bashkuar me të vetat, dhe pranë gojës t’i afronte për t’i ngrohur me frymë.

E di o ma që shpina jote rritej me kërcënimet se pas çdo fjale të thënë do të bëhej më e butë se barku dhe se duart e tua ishin mjet pune. Kështu siç janë të miat sot o ma!

E di o ma që askush nuk t’i fshiu lotët kur mbase lopa që milje të gjuajti me shkelm. E di që flokët t’u dhanë vërtetë në dorë sepse me shkelmin që të vrau ty, derdhi qumështin e familjes. E di që të kanë dhënë bukë të numëruar kothere më kothere me qindarkat e fituara nga ai qumësht.

E di o ma që ty të dinin vetëm emrin dhe nuk kuptoj si nuk u trete në vete kur ajo që të bëri kokën s’donte të dinte asgjë nga ty. A kishe ëndrra ti o ma! A doje të rriteshe!

E di o ma që kurrë askush s’të pyeti nëse ishe dashuruar me bariun shokun tënd. Me kthjelltësinë e qiellit apo aromën e luledeleve në lëndinë. E di e di qe askush nuk të pyeti e as leje s’të mori kur të puthi e kur në mish të hyri. Veç baba yt vazhdo i tha.

E di o ma që s’munde kurrë me thënë jo. Kurrë nuk the ndalo. Por unë ç’faj kam o ma!

Përse o ma vuajtjen që nuk u bëre dot njeri i dashur e i dëshiruar e derdh tek unë?! A mos vallë po më sprovon nëse kam fuqinë që s’kishe ti?! A mos vallë urren që linda me vujt si ti?! A po mundohesh o ma të bëhesh Zot i fatit tënd duke u bëre Zot i fatit tim?!

E di o ma, por ndal! Ndal o ma! Mos o ma! Mos. O ma!

Më puth o ma! Më përqafo! Jam e vogla jote dhe jam gati të jesh edhe ti e vogla ime. Të rritemi bashkë. Të shërohemi bashkë. Të dashurojmë bashkë kthjelltësinë e qiellit dhe aromën e luledeles në lëndinë.

Mbase kështu o ma, një ditë unë do të jem vërtetë luledelja jote, e ti bariu im”, shkruan Neda Balluku.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME