Categories Covid-19, Lajme

“Negociata me AstraZenecën”, Rama: Të hënën fillon furnizimi me vaksinën anti-covid nga Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Korçës duke ndarë projektet e realizuara në këtë qytet dhe  projektet që ende janë në proces. Gjithashtu ai komentoi edhe procesin e vaksinës ndërsa tha se ditën e hënë do të fillojë furnizimi nga Pfizer pas një tërheqje nga ana e kësaj kompanie.

Sa i përket vaksinës besoj se po e ndiqni çfarë pon ndodh në Evroë dhe vështirësitë që kanë endet për ta garatuar. Kompania Pfizer ka bërë një frenim të prodhimit me argumentin se i duhet kohë për të financuar investimin. Raporti i prodhimit me kërkesën është i zhdrejtë. Por më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm jo për fajin tonë, dhe arritëm të kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë doza kjo e rinovueshme.

Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë”, tha Rama. Gjithashtu Rama shtoi se janë në përfundimit të bisedimeve për kontratë me kompaninë AstraZeneca për vaksina anti-covid. “Kemi negociata të avancuara më AstraZenecën, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me AstraZenecën”, tha ai.

Duke u ndalur te programi i rindërtimit Rama tha se numri i shkollave të ndërtuara në këto 7 vite është me i madh se sa të gjitha shkollat  e reja të ndërtuara apo të rikonstrukturuara në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku. “Ende ka shumë për të bërë jo vetëm tek arsimi, por në të gjitha fushat.

Mendoj që edhe tek arsimi është e njëjta situatë si me rindërtimit. Janë pastruar shumë rrënojat e të shkuarës, si punësimi i mësuesve me porosi nga lart, apo ryshfete, ndërsa sot sistemi është krejt ndryshe. Ne kemi një problem të madh dhe në këtë pikë nuk kemi ecur që është problemi i drejtimit të shkollave, i cili nuk ka pësuar ndryshim. Është një drejtim arkaik sa i përket njohurive dhe menaxhimit”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME