Categories Lajme

Negociatat, Bushati: Shqipëria, një gur shahu në fushën e Macron

Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati, Shqipëria i ka kryer detyrat e saj për sa i përket çështjes së negociatave. Gjatë emisionit “Byro Politike” në televizionin ABC News, ai u shpreh se këtë gjë e kanë menduar edhe shumica e vendeve anëtare, përveç Francës.

“Nëse ne i vemi këto në peshore dhe maten punët e Shqipërisë janë shumë më tepër se sa arsyet për të thënë Jo. Ndryshe nuk do kishte thënë Po as KE, nuk janë çmendur ata, as Merkeli, as Bundestagu. Të gjithë të tjerët kanë thënë po. Ne kërkojmë të gjejmë arsye pse ka thënë Jo Macron, Presidenti francez, ose e supozojmë e gjithë Franca. Kjo nuk reflekton si e shohim ne veten apo çfarë faji kemi ne. Apo çfarë kemi ndonjë cen ne si shqiptarë apo si shqiptari, apo ku ta kërkojmë ne këtë. Punët janë bërë. Ne po kërkojmë të futemi në oborr dhe kjo që kërkojmë është e barasvlershme me atë që kemi bërë. Kështu e mendojnë 95% e atyre që marrin vendime”, tha Bushati.

Sipas deputetit, në Europë ka një garë se kush është lideri i saj. Prandaj, me gjithë diskutimet që janë kryer në samit, Shqipëria ka qenë vetëm një gur shahu për Macron.

“Ata kanë një garë se kush është lideri de facto i Europës ndërmjet një ylli në ngritje siç është Macroni, apo një presidente qtë qeverisë federale siç është Merkel. A është e rëndësishme Shqipëria? Ne harojmë ka qenë Brexit në diskutim, BQE. Shqipëria ishte një gur shahu në fushën e madhe të Macronit”, tha Bushati./abcnews.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME