Categories Lajme

Negociatat, Mimi Kodheli: Duhet të jemi krenarë, nuk shkojmë në Evropë si lypsarë

Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga vendimi për hapjen e negociatave, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se Shqipëria i ka bërë gjërat mirë dhe për këtë arsye ne jemi në një pozicion fitues.

Sipas Kodhelit, shqiptarët nuk shkojnë në Evropë si qytetarë të dorës së dytë, apo si lypsare, por shkojmë me vlerën dhe traditën tonë.

Është një moment i vështirë për shumëkënd. BREX-it, rikonceptimi i Macron për një Evropë tjetër, i komplikon gjërat. Duhet të jemi krenarë dhe për arritjet tona. Ne nuk shkojmë në Evropë si lypsarë, apo qytetarë të dorës së dytë. Ne shkojmë me traditën tonë.

Evropa ka qenë e turbullt edhe në vendimmarrje të tjera të rëndësishme dhe nuk ka qenë domosdoshmërisht ajo që i ka prerë drutë shkurt. 

Ne do bëjmë përpjekjen tonë duke pasur miq të mirë që është Evropa dhe një perëndim më i largët akoma. Vlerat tona i shtohen atyre Evropaine. 

Ne jemi në një pozicion fitues se i kemi bërë gjërat mirë. Bundestagu ka qenë i qartë, ka pasur një ekspertizë të thellë për të na shtruar në tryezë dy gjëra për ta kapërcyer krizën. 

Këto kanë qenë Gjykata Kushtetuese dhe Kodi i ri zgjedhor. Kriza kanë edhe vende të tjera, por mënyra se si e zgjidhin është e ndryshme. Ne si shqiptarë nuk duhet të jemi disfatistë”, deklaroi Kodheli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME