Categories Lajme

Nëna e 12-vjeçarit, Leo Sadiku, i cili humbi jetën më 8 janar, ka rrahur një mjeke të spitalit Pediatrik në QSUT

Nëna e 12-vjeçarit, Leo Sadiku, i cili humbi jetën më 8 janar, ka rrahur një mjeke të spitalit Pediatrik në QSUT duke e akuzuar për neglizhencë në mjekimin e djalit.
Roveta Sadiku po ndiqet penalisht për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi mjekja me iniciale J. B. ka kallëzuar se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e spitalit Pediatrik.
Në reagimin e tyre, QSUT deklaroi se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Por kjo deklaratë nuk është pranuar nga familjarët e 12-vjeçarit të cilët kërkojnë përgjegjësi për çdo gabim të mundshëm në trajtimin e tij.
Roveta Sadiku në deklaratat e saj për mediat ka hedhur akuza ndaj mjekëve se kanë neglizhuar mjekimin e djalit të saj. Sipas nënës, për 7 orë në pavionin e endokrinologjisë, djali nuk mori asnjë trajtim të veçantë, përveç serumeve. Në lidhje me deklaratën e QSUT, e cila thotë se Leo Sadiku mori të gjitha shërbimet e nevojshme, Roveta ngre një pyetje: “A i kanë bërë eko të zemrës djalit tim, një prej ekzaminimeve të nevojshme për diagnostikimin e miokarditit akut?”
Ajo gjithashtu ka treguar se policia dhe prokuroria nuk kanë bërë asgjë deri më tani për të zbardhur vdekjen e djalit të saj, duke kërkuar që rastet e tilla të hetohen dhe të marrin drejtimin që meritojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME