Categories Lajme

Nëna me katër fëmijë mbledh bidona e kanaçe për të jetuar, 7 vjeçarja e përlotur: Njerëzit na tallin rrugëve!

Në Kamëz një nënë jeton me dy fëmijët e mitur. Banesën nuk e ka të sigurt pasi nuk mundet ta paguajë. Ajo ndan me gazetaren e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Voltiza Duro një rrëfim emocional. Kjo është historia e jetës së saj dhe kushtet pa shpresë në të cilat ndodhet.

“Quhem Aida Dokle, 36 vjeç, kryefamiljare, jam nënë e katër fëmijëve. Jetoj në Tiranë me fëmijët e vegjël. Të ardhura nuk kam, nuk kam as ndihmë ekonomike. Jetoj me qira. Të ardhurat e mia i siguroj duke mbledhur bidona. Dalim bashkë me fëmijët dhe mbledhin bidona dhe i shesim tek grumbullimi këtu lartë. Vajza ime e madhe është 17 vjeç ndërsa djali i madh është 18 vjeç. Të dy janë në Elbasan tek prindërit e mi. Prindërit janë në pension. Jam detyruar të ndahem nga fëmijët e mi”,-shprehet Aida, nëna e katër fëmijëve.

Aida mund të mbajë vetëm dy fëmijët e mitur, ata më të mëdhenjtë i ka dërguar të jetojnë me prindërit e saj në Elbasan. Frymën e mban gjallë duke mbledhur shishe e kanaçe rrugëve.

Estela shtatë vjeç e ka të vështirë të tregojë hallet e mëdha që mban mbi supet e njomë. I vjen turp kur njerëzit e shikojnë nëpër rrugë duke mbledhur me mamin dhe vëllain bidona. Na rrëfen dhe lotët nuk i mban dot.

“Kur gjejmë bidona i marrim, ka edhe njerëz që tallen me ne thonë shiko këta që mbledhin bidona, më vjen shumë turp kur na thonë kështu kur jam me vëllain dhe me mamin. Më ka marrë shumë malli për motrën dhe vëllain e madh se mami nuk mundet dot të mbajë katër fëmijë. Dua të jemi të gjithë bashkë. Jam e lumtur kur kam gjithë familjen time bashkë”,-thotë Estela 7 vjeç mes lotëve.

Më i vogli, vetëm pesë vjeç thotë se rrobat nuk i bëjnë më.

“Unë jam pesë vjeç, por këto pantallonat më rrinë të vogla. Jane të grisura, atëlete nuk s’kam”,-thotë më i vogli.

Aida nuk mund tu sigurojë bukën e përditshme me punën që bën. Ajo përmend nje histori sesi u detyrua të shiste pak miell për tu blerë qumësht të vegjëlve.

“Kur vjen vakti të hamë bukë, unë s’kam , u them fëmijëve do ta shtyjmë për nesër, do hamë më vonë. Ngaqë nuk kam ua shty edhe vaktet. Një ditë vajza më kërkoi një ditë qumësht dhe nuk kisha. Kryetari më kishte sjellë një thes me miell, unë shita atë thesin e miellit tek furra e bukës që u bleva fëmijëve qumësht. Nuk kisha asnjë gjë në frigorifer. Fëmijët më kërkonin ushqim. Vetëm makarona nuk mund tu bëj përditë.

Kur shita thesin e miellit sigurova të paktën dy ditë qumësht, pak djath. ”,-shprehet Aida.

“Kishe raste që nuk hanim fare, na thoshte mami do hani më vonë, nuk hanim, bukë hanim ditën tjetër. Kur vjen mami nga puna atë përqafojmë, nuk kemi babi ne, s’kemi as shtëpi. Kam qejf që të pastroj shtëpinë, që ta lumturoj mamin të paktën një ditë, se ajo gjithë ditën qan e qan. Kam frikë se ajo sëmurët, nuk dua që të iki në spital”,-thotë shtatë vjeçarja mes ngashërimave.

“Mami thotë s’kam lekë, mami nuk është se na blen as bukë, as kos, as djath. Nuk kemi as ushqime, asgjë nuk kemi. ”,-thotë më pesë vjeçari.

Estela është me epilepsi. E ëma jo gjithmonë i siguron ilaçet që të nevojshme. Vajza shpesh përfundon në urgjencën e spitalit për shkak se i mungon mjekimi i duhur.

“ Vajza e vogël Estela është me epilepsi, është me ilaçe, nxjerr shkumë nga goja kur e zënë krizat e i dridhet trupi, nxihet, i deformohet trupi. E çoj në spital kur e zënë krizat, u thashë që i kisha ndërprerë ilaçet. Mjekja më tha se vajzës për asnjë moment nuk duhet t’i ndërpres medikamentet. Por unë nuk mundem dot t’ia siguroj. Nuk mundem dot as të blej një bukë 60 ose 70 lekë, jo më t’i siguroj asaj ilaçet. Dhe vetë jam sëmurë kurën nuk e bëj dot 6 muaj, vetëm një muaj ”,-shprehet Aida për sëmundjen e vajzës së vogël.

“Unë jam me epilepsi, më zëne krizat natën dhe ditën. Mami qan për mua, më dërgon në spital mami. Më mbarojnë ilaçet, nuk ka mami lekë të mi marri”,-thotë Estela.

Aida nuk ka paguar qiranë e banesës, pronari i bën presion se do ta nxjerri në mes të katër rrugëve nëse ajo nuk paguan në kohë. Lutja e kësaj nëne shkon për shqiptarët ta ndihmojnë.

“ Kam dy muaj që nuk kam paguar dot qiranë e banesës, pronari me thotë që ta paguaj, i kam mesazhet e tij. Kam 320 mijë lekë të vjetra për t’i paguar. Deri ditën e enjte më ka lënë afat për të dalë nga shtëpia. Nuk e di ku do të shkoj unë pas kësaj dite me vajzën e sëmurë, me djalin e vogël. Nga shqiptarët do doja një shtëpi për këta fëmijë, që edhe këta të gëzojnë si gjithë fëmijët e tjerë. Do doja tu bëja një thirrje në këtë muaj të Ramazanit që fëmijët e mi mos të ngelen rrugëve”,-thotë Aida, nëna e katër fëmijëve.

“Unë rri pa gjumë natën se mos na nxjerr nga shtëpia ai dhe nuk di ku do shkojmë. Vetëm një shtëpi dua. Kam dëshirë të kem edhe ca lodra si fëmijët e tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME