Categories Lajme

Nëna prej 3 javësh në koma prej covid, nuk e di që i biri iu mbyt në lumë

Nëna prej tre javësh e shtruar në gjendje kome me Covid nuk e ka idenë se djali i saj 18-vjeçar u mbyt në lum, në një nga ditët e nxehta të vitit. Muhammed Bilal Zeb, 18 vjeç, nga Bradford, West Yorkshire, ishte duke notuar në lumin piktoresk “Linton Falls”, pranë Grassington, ndërsa temperaturat shkuan mbi 30 gradë.

Ekipet e shpëtimit dhe disa të pranishëm u përpoqën të shpëtonin Muhamedin, por nuk ia dolën dot. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Një zëdhënës nga Policia e Yorkshireshire së Veriut tha që ata ishin kontaktuar në mëngjesin e fundjavës së kaluar, mbi 18-vjeçarin që u mbyt.

Një postim në Facebook miqtë e tij konfirmuan se Muhamedi ishte martuar pesë javë më parë, kurse nëna e tij ndodhet në gjendje të rëndë, e shtruar me Covid, nën kujdesin intensiv, në një spital të Mançesterit. “Muhamed Bilal Zeb për fat të keq ndërroi jetë, duke u mbytur në lumë.  Bilal ishte martuar 5 javë më parë”.

“A mund të luteni të gjithë për nënën e tij që është e shtruar në spitalin e Manchester për shkak të COVID, prej 3 javësh. Ajo as nuk e di asgjë për vdekjen e birit të saj”, shkruan në Facebook miqtë e 18-vjeçarit, i cili ndërroi jetë tragjikisht këtë javë. Mijëra njerëz kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen pas tragjedisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME