Categories Lajme

Nëna që shtrëngon të birin fort me duar largohet nga emisioni sepse fillon të bëhet agresiv

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë e ftuar një nënë e quajtur Drane e cila ka folur për djalin e saj të vogël. Nga temperatura ai është s ëmurë dhe sjellja e tij a gresive po e lodh nënën e tij çdo ditë e më shumë. Është 13 vjeç dhe ai duhet të jetë pranë të ëmës gjatë gjithë kohës që të mos l ëndojë njerëzit, madje gjatë gjithë kohës e mban të shtrënguar fort më krahët e saj që ai të mos shkaktojë probleme.

Drania: Djali ka lindur normal, kur ishte 1 muaj e gjysme e ka kapur temperatura dhe e vjellura derisa ka bërë 6 muaj, pasi ka bërë 6 muaj djali u përmirësua. Kur u bë 4 vjeç djali tha fjalët e para deri në 8 vjeç.

Drania tregon se e ka çuar në një kopsht privat tek një kishë dhe djali i saj i kishte merak lulet dhe i këpuste.

Drania: Më tha murgesha që nuk kam çfarë t’i bëj se ky po këput lulet dhe i ndërroj vend, e çoj në kopsht shtetëror prapë. Aty qëndroi 3 ditë dhe më pas djali filloi të qante dhe nuk shkoi më atje. E çoja në Tiranë, doktorët më thoshin nuk ka gjë do përmirësohet.

Drania shprehet se e ka lidhur djalit një Kemp dhe pa patur një njeri pranë, djali mund të bëhet shumë agresiv dhe tregon se gjatë gjithë kohës duhet ta mbajë pas vetes të lidhur me të dyja duart.

Psikologu Saimir Bakalli i ka ofruar ndihmën e tij, duke i dhënë disa kontakte dhe do përpiqet që djali i saj të trajtohet në qendrën përkatëse, ku do bëhet dhe vlerësimi i gjendjes së tij. Drania shprehet se i intereson që puna e djalit të zgjidhet sepse e ka shumë të vështirë të merret me të dhe ndihet tepër e lodhur dhe e pafuqishme.

Ajo largohet nga studio për shkak të gjendjes së djalit, ai filloi të lëvizte dhe moderatorja Mirela  Milori nuk dëshironte që ta vazhdonte më tej këtë intervistë. Psikologu tregon se edhe para se të hynin në emision, ai tentoi ta mbante djalin, por u bë shumë agresiv me të gjithë që kjo mund të çojë edhe në lëndime fizike.

Ai shprehet se fëmija ka dashur të trajtohet që në momentin e vlerësimit dhe diagnostikimit dhe nuk kalohet duke thënë që fëmija nuk ka gjë. Kjo është pasojë e temperaturës që ai ka kaluar dhe kjo gjë nuk duhej neglizhuar nga asnjë prind sepse është shumë e r rezikshme për çdo fëmijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME