Categories Lajme

Nëndetësja ruse në Alaskë ngre në këmbë marinën amerikane

Marina amerikane është duke monitoruar nga afër një nëndetëse misterioze ruse, e cila u shfaq në afërsi të Alaskës më 27 gusht. “Ne ndjekim nga afër anijet me interes, përfshirë anijet e huaja detare ushtarake, në zonën tonë të përgjegjësisë”, sqaroi Komanda Veriore e SHBA-së në rrjetet sociale. Është e paqartë pse nëndetësja u shfaq në këtë rajon. Komanda tha se nuk kishte pranuar asnjë kërkesë për ndihmë nga Marina Ruse ose marinarë të tjerë në zonë.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i ndihmojmë ata që janë në rrezik”, thuhet në një postim në Twitter. Siç njoftohet “aktiviteti detar rus” po zhvillohet në ujërat ndërkombëtare, përtej hapësirës detare të SHBA-së. Zyrtarët ushtarakë amerikanë i thanë Associated Press se nëndetësja u shfaq gjatë një stërvitjeje luftarake. Prania e anijeve ruse shkaktoi shqetësim midis anijeve tregtare amerikane në Detin e Beringit më 26 gusht, tha Garda Bregdetare e SHBA-së. “Anije të shumta peshkimi njoftuan Gardën Bregdetare se ata kishin hasur në anijet ruse dhe ishin të shqetësuar”, tha zëdhënësi i Gardës Bregdetare, Kip Wadlow, më herët më 27 gusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME