Categories Lajme

Nënë e bir që vdiqën në Pejë varrosen nesër, pamje tronditëse nga përmbytjet (VIDEO)

Kosova është tronditur nga vdekja e nënës së bashku me birin e saj në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën në qytet ditën e shtunë.

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi.

Një ditë pas ngjarjes tragjike, në shtëpinë që u godit rëndë nga vërshimet duket se u shkatërrua çdo gjë.

Fatmir Asllani nënkryetar në komunën e Pejës tha se rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.

Vdekjen e dy viktimave e kanë konfirmuar mjekët. Dy viktimat që humbën jetën mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha në Pejë, do të varrosen nesër në orën 15:00 në varrezat e qytetit.

Familjari i personave që humbën jetën në Pejë si pasojë e vërshimeve, Albert Ademaj për KosovaPress tregoi rastin me detaje si arritën t’i nxjerrin trupat e pajetë.

Xhxhai i 5-vjeçarit që vdiq si pasojë e vërshimeve, tha se nuk hasën në ndihmën e institucioneve.

Ademaj u shpreh se për t’i ndihmuar shkoi ekipi policor, porse, sipas tij, të njëjtit nuk ofruan ndihmë të mirëfilltë dhe as sjellje të duhur ndaj tyre. Madje, sipas tij, në vendin e njëjtë që Policia deklaroi se gjurmoi dhe nuk hasi në gjetje, ai tha se pikërisht aty, arritën ta nxjerrin trupin e familjares. Ai akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë. Derisa tregoi rastin, Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulancë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

Fatmir Asllani, nënkryetar në komunën e Pejës, deklaron se ekipet kanë qëndruar deri në 05:00 të mëngjesit të sotëm duke verifikuar nëpër veturat që ranë në kanal se mos ka persona të zhdukur.

“Ne deri në orën 05:00 në mëngjes kemi qenë me të gjitha ekipet emergjente në terren, ka ardhur edhe FSK-ja dikur, pasi janë gjetë kufomat kanë ardhë edhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, zv.ministri i MPB-së, kemi verifiku a ka të lënduar, në ato momente interesimimi ynë ka qenë veç a ka njerëz të lënduar, mos ka të zhdukur. Kemi pa shumë dëme materiale, makina e te tjera, por në ato momente nuk na bike në sy asgjë para njerëzve, ishim të interesuar mos ka edhe të tjerë të lënduar sepse ka pasur edhe disa vetura që kanë ra në kanal, ato i kemi verifiku një nga një, mos ka njerëz në ato vetura dhe fatmirësisht nuk ka pasur të tjerë”, deklaroi Asllani.

Ai tha se në momentet kritike nëna rreth 30-vjeçare së bashku me djalin e saj 5-vjeçar ishin në shtëpinë e tyre, por që më pas trupi i zhdukur i gruas u gjet pranë një shtëpie të fqinjëve.

“Siç po raportohet, sepse rasti sigurisht është edhe duke u hetuar, aq sa dimë ne ata kanë qenë në shtëpi dhe shtëpia ka qenë shumë afër jazit që ka vërshu dhe vrulli i madh i ujit që ka ardhë e ka marrë edhe shtëpinë. Supozohet njëfarë dige që ka qenë ë ndërtuar në lagjen në vitet 50-60, ajo është dmëtu dhe e ka sjellë vrullin e madh të ujit, Jazi Qokolica thirret, është i rrëmbyushëm përkohësisht. Ata dy kanë qenë në shtëpi dhe fqinjët e kanë raportu rastin. Shtëpia duhet me qenë ndërtim i pasluftës. Nëna është gjetë në një shtëpi afër fqinjëve, më vonë”, tha Asllani.

Ndërsa, për dy të lënduarit në lagjen “Fidanishte” tha se nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda.

“Autoambulancat tona kanë qenë aty vazhdimisht, dy persona janë dërguar në spital, por nuk kanë qenë lëndime të rënda. Me të vertetë situata ka qenë shqetësuese”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të ndihmohen familjet që u dëmtuan nga vërshimet, nënkryetari u përgjigj:

“Për dëme materiale, e kemi ekipin që del sot dhe e bën edhe vlerësimin e dëmeve materiale”.

Ai shton se aktualisht situata është e qetë në Komunën e Pejës, por gjendja nëpër rrugë e trotuare është e keqe.

“Aktualisht situata është e qetë, niveli i ujit ka rënë. Mirëpo gjendja në rrugë dhe në trotuare është e keqe. Ka edhe lokale që i ka dëmtu, një market ja ka marrë komplet mallin”, u shpreh ai.

“Ekpet që i kemi për vlerësimin e dëmeve do të dalin në terren, morëm mbështetje dhe nga niveli qëndror ka qenë edhe Agjencioni i Emergjencave të Kosovës…Banorëve të shtëpisë duhet me u bë një strehim të përkohshëm”, përfundoi ai, sa i përket përkrahjes që do të jua jap shteti.

Policia tha se vdekjen e 5-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nëna e tij u gjet nga njësitet policore rreth orёs 01:20, pasi fillimisht u raportua e zhdukur, gjithashtu vdekjen e gruas e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është shprehur i tronditur për humbjen e dy jetëve në Pejë, si pasojë e vërshimeve.

Muhaxheri ka deklaruar se ekipet kanë dalur në terren për të vëzhguar situatën e shkaktuar nga vërshimet.

Edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është shprehur i shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë.

“Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që t’i dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë. Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME