Categories Lajme

Nënë e bir shkojnë në Janinë, ajo me covid në spital, djali kalon në Gjermani

Një grua shqiptare rezultoi e infektuar me koronavirus në Janinë ku shoqëronte djalin që po ikte në Gjermani dhe spitali shtetëror e ktheu mbrapsht në Shqipëri. Kjo ndodhi dje, e shtunë në mëngjes, teksa nënë e bir nga Shqipëria udhëtuan për në Greqi përmes Kakavijës.

Teksa ndodheshin në Janinë, djali vazhdoi udhëtimin për në Gjermani me avion, ndërsa e ëma qëndroi për pak kohë. Por pas mesditës, në një moment ka pasur dhimbje barku dhe ka përfunduar në spitalin universitar të Janinës. Duke parë simptomat që shfaqte dhe pasi gruaja pohoi se ka pasur temperaturë ditët e fundit, mjekët i kanë bërë tamponin ku ka rezultuar pozitiv.

Autoritetet spitalore vendosën ta kthejnë mbrapsht pacienten për në Shqipëri. Njëkohësisht njoftuan të birin i cili kishte mbërritur në aeroportin e Athinës, që ti nënshtrohej testit pasi e ëma doli pozitive. Autoritetet shëndetësore greke thanë se po bëjnë gjurmimin e kontakteve që gruaja dhe i biri kanë pasur nga e shtuna në mëngjes që hynë në tokën greke dhe deri sot kur janë larguar që andej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME