Categories Lajme

Nënë e bir vdiqën tragjikisht në aksident ne lumin Osum, policia gjen shkakun

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën në një aksident, policia jep versionin e saj përfundimtar.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve përreth vendit të ngjarjes, Policia e Beratit ka zyrtarizuar tashmë edhe shkaqet e dinamikën e aksidentit.

25-vjeçarja Klaudia Xhaferraj dhe djali i saj 6-vjeç, Samueli përfunduan në lumin Osum, pasi mjeti që nëna drejtonte humbi kontrollin.

Sipas Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, shkak për aksidentin tragjik është bërë “humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtueses”.

Lajmi është bërë i ditur nga Specialisti i qarkullimit rrugor në DVP Berat dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore, inxhinieri Lorenc Tanushi.

Tanushi ka pohuar se humbja e kontrollit të mjetit është shoqëruar edhe me mungesën e përvojës, pasi 25-vjeçarja kishte pak javë që kishte marrë patentën dhe ishte një drejtuese e re në timon.

“Nga studimi i të gjitha kamerave të sigurisë është vërejtur manovrimi majtas-djathtas, një karakteristikë kjo e drejtuesve të rinj, të pajisur me leje drejtimi.

Aksi Ura e Goricës-Ura e Varur është një aks problematik dhe me risk pasi ka shumë fluks mjetesh, si pjesë kryesore e segmentit rrugor nacional Lushnje-Skrapar”, -ka thënë Tanushi.

Ai ka konfirmuar se në këtë aks rrugor, që nga policia është cilësuar si aks me risk të lartë, Policia Rrugore ka përqendruar shërbimet e saj policore çdo ditë me tre turne dhe ky segment është monitoruar prej tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Specialisti i qarkullimit rrugor në DVP Berat, Lorenc Tanushi ka theksuar se përveç aksit Ura e Goricës-Ura e Varur, akse të tjera që njihen si akse problematike e me risk dhe ku janë regjistruar aksidentet më të shumta janë:

Dimal-Berat në zonën e Moravës dhe zona e Poshnjes.

Sipas Tanushit, pas rikonstruksionit që iu është bërë këtyre dy rrugëve, drejtuesit e mjeteve e kanë shtuar shpejtësinë e qarkullimit në to.

Pikërisht për këto probleme të konstatuara-ka thënë Tanushi, -është kërkuar pajisja me radar dhe mjete inteligjente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME