Categories Kuriozitete

Nënë për herë të parë, lind foshnjën 5.8 kg

21-vjecarja Amber Cumberland nga Anglia ka qëndruar 24 orë në maternitet derisa solli në jetë vajzën e saj Emili. Gjatë shtatzënisë mjekët i thanë se ajo pret binjakë dhe barku i saj filloi të rritej ekstremisht shumë. Foshnja që lindi peshonte 5.8 kilogramë dhe është zyrtarisht e porsalindura e dytë në Mbretërinë e Bashkuar që thyen këtë rekord.

Kur vajza filloi të dilte, fytyra e mjekëve ishte e tronditur, por më pas ata filluan të qeshnin kur e panë dhe i thanë nënës “urime, ke pasur vetëm një vogëlushe”.

Foshnja Emilia ishte tepër e madhe, duke arritur madhësinë mesatare të një foshnje 36 javore me skanimin e saj 32-javor.

Nëna u mundua shumë gjatë lindjes, pësoi shumë lëndime dhe dëmtime, por me kalimin e kohës ajo filloi të merrte veten. Ditët e para ajo nuk merrte dot vajzën në krahë ta ushqente për shkak të plagëve që kishte marrë por me pas gjithcka u normalizua.

“Veshjet që kishim sjellë nuk i përshtateshin asaj, por për fat të mirë kishim disa rroba rezervë 0-3 muaj dhe stafi i spitalit u vu në kërkim të pelenave më të mëdha në të gjithë pediatrinë. Infermieret e spital vinin dhe vizitonin vajzën time për ta parë peshën e saj dhe për të bërë foto me të pasi ishte shumë e madhe. Unë dhe bashkëshorti jemi aq të lumtur me vajzën tonë të mrekullueshme”, është shprehur Amber.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME