Categories Showbiz

Nënshkruhet peticioni për ndalimin e këngëve të Dua Lipës

Në Izrael është nënshkruar një peticion që bën thirrje për ndalimin e transmetimit të këngëtares shqiptare, Dua Lipës. Peticioni u kërkon stacioneve radiofonike Army Radio dhe Galgalatz që të mos transmetojnë këngët e saj pasi Dua publikoi një postim në Instagram anti Izrael ku pretendoi se ushtarët e IDF qëllojnë fëmijë. Mbi 3.000 njerëz nënshkruan peticionin në mëngjesin e së mërkurës. Organizata e djathtë “Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruan se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja publikoi, nuk është e përshtatshme që një stacion radiofonik i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj.”

“Është e pakonceptueshme që një radiostacion ushtarak të vazhdojë të promovojë dikë që del kundër ushtarëve të IDF,” tha Dov Trachtman. “Është koha që ministri i mbrojtjes dhe ministri i kulturës t’i japin fund këtij teatri absurd në të cilin antisemitët si kjo këngëtare vazhdojnë të transmetohen në valët e radios ushtarake.” Në postimin e publikuar nga Dua Lipa shkruhet: “Ndërsa të gjithë po flasin për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë dhe paguhet nga dollarët e taksapaguesve tanë. Djemtë e këqij të IDF kënaqen duke rra hur dhe që lluar fëmijët. Madje kanë bluza ku shfaqet një grua shtatzënë me hapësirë të shtëne sna jperi në stomakun e saj ku lexohet ‘1 e shtënë, 1 të v rarë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME