Categories Lajme

Nëntë kompanitë e naftës dhe gazit që i fshehën shtetit mbi 1 milionë euro

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, ka bërë me dije rezultatet e kontrolleve për kompanitë që tregtojnë naftë dhe gaz të lëngshëm në vend.

Si rezultat i këtij procesi kanë rezultuar mangësi nga gjendja e deklaruar te të gjithë operatorët që operojnë me karburant në magazinat e lira, 1 operator që operon me gazin natyral të lëngshëm dhe 1 rafineri prodhimi, më konkretisht si më poshtë:

–        ROYAL TRADE COMPANY sha

–        PORTO ROMANO OIL sha

–        GENKLAUDIS sha

–        EUROPETROL sha

–        EROIL sha

–        BOLUNMEZ PETROL sha

–        LA PETROLIFERA ITALO – ALBANESE sha

–        MARE OIL Sh.A

–        TOSK ENERGJI Sha,

Në total, nga i gjithë procesi i kontrollit rezultuan diferenca për:

–        752,015 litra karburant dhe

–        77,451 litra gaz.

Në total detyrimi i munguar dhe penalitetet për këto sasi janë rreth 129 mln lekë (1.06 mln euro).

“Kontrolli u krye për periudhën  2018 – deri në  gusht 2019, dhe konsistoi në krahasimin e  të dhënave të sistemit informatik doganor, matjeve fizike të vitit 2018 me gjendjet e matjeve fizike të kryer nga grupi i kontrollit, duke shtuar veprimet doganore të periudhës në kontroll. Grupi i kontrollit gjithashtu, përllogariti dhe analizoi firot natyrore e teknike të njohura sipas bazës ligjore në fuqi”, bëri me dije drejtori Gjokuta.

Për shkak të këtyre shkeljeve, ka nisur procesi i verifikimit të përgjegjësive brenda administratës doganore. Aktualisht janë liruar nga detyra 5 doganierë mbikëqyrës, janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë.

Kontrolli është kryer në:

–        8 magazina të lira për karburantet me vendndodhje në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë

–        4 magazina të lira për produktin Gaz i Lëngshëm Natyror me vendndodhje në Vlorë dhe Porto Romano

–        Si edhe 3 rafineritë e përpunimit të naftës bruto në Fier, Ballsh dhe Elbasan.

arlind-gjokutaj-drejtori i pergjithshem i doganave

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME