Një ngjarje e rëndë e cila për pak mund të përfundonte në tragjedi ka ndodhur një lokal nate në Itali ku personazhe janë bërë 9 të rinj shqiptarë.Shqiptarët të moshës 20-30 vjeç, u përfshinë në sherr në një klub nate në Brunico, në krahinën e Bolzanos në Itali.Dy grupet u përplasën me njëri-tjetrin, thuhet për shkaqe sentimentale.Shkak mësohet se është bërë e dashura e njërit prej personave të përfshirë në sherr dhe e dashura e njërit prej të rinjve në grupin tjetër.Përpara se të konfliktoheshin, mësohet se të rinjtë kishin konsumuar pije të forta alkoolike.Pas sh.errit të parë në lokal, përplasja ka vazhduar edhe jashtë, ku u afruan edhe shokët e tyre.Sipas mediave lokale, sherri përfundoi me dy të pla.gosur që përfunduan në urgjencë, ndërsa të tjerët u larguan nga vendi i ngjarjes.
Categories
Lajme