Categories Lajme

“Nëse hap sytë, do ta çoj në shtëpi”, historia e ndjerë e infermierit që birësoi vogëlushin e sëmurë pasi e braktisën prindërit

Matías Devincenzi, një infermier 31-vjeçar nga San Miguel de Tucumán, Argjentinë, emocionoi gjithë botën pas shpëtimit të Santino-s, një nga pacientët e tij të vegjël.

Gjithçka ndodhi në vitin 2017, kur, menjëherë pas lindjes, i porsalinduri u braktis nga familja e tij, për më tepër, në ato ditë ai u shtrua në spital në departamentin e neonatologjisë me probleme të shumta shëndetësore.

Në mars, për shkak të një infeksioni, gjithçka u komplikua dhe fëmija u transferua në reanimacion. Në atë kohë, ai ishte me pushime dhe kur u kthye në punë e gjeti fëmijën në kushte më të këqija se kur ai u largua.

“Më kujtohet se ishte në koma dhe kishte mbështetjen e një aparature për të marrë frymë. Unë jam një nga ata njerëz që flas shumë me fëmijët, kështu që e kam përkëdhelur dhe pa menduar për këtë, i thashë atij: “i vogël, nëse hap sytë, unë do të çoj në shtëpi”, tha Matías gjatë një interviste me La Gaceta.

“Ai i hapi ata dhe ndjeva se ishte një sinjal. Menjëherë, u ndjeva si babai i tij dhe fillova të informohesha për adoptimin”, tha ai.

Në atë moment Matia ishte beqar dhe për këtë arsye procesi i birësimit u bë edhe më i komplikuar dhe, madje edhe pse miqtë e tij e këshillonin atë që të mos e bënte, nuk kishte asgjë që mund ta ndalte. Ndërsa po përgatiste dokumentet e adoptimit, shëndeti i fëmijës ishte përkeqësuar përsëri, por ai tha se:

“Në atë moment mora edhe më shumë rolin e babait edhe pse nuk isha ende dhe i thashë atij: Djali im, jam këtu, së shpejti do të bëhesh më mirë dhe së bashku do të jemi shumë të lumtur”.

Për shkak të disa ndërlikimeve në lidhje me shëndetin e fëmijës, Matia nuk mund ta shihte Santin për rreth dy muaj deri në 12 tetor, kur ai u bë ligjërisht babai i tij. Sot fëmija është dy vjeç, jeton me babanë e tij dhe ka arritur të zgjidhë shumë nga problemet e tij shëndetësore.

“Nuk e kam imagjinuar asnjëherë, ka pasur një lidhje mes nesh që nga momenti i parë që u takuam, kur më pyesin përse vendosa ta birësoj atë, përgjigjja është e thjeshtë: më zgjodhi ai!”./BURIMI ”KID’S TIME”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME