Categories Lajme

“Nëse nuk kontrolloni temperaturën përdorin brufen”, mjekët përplasen për mjekimin në shtëpi

Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj me një video në Facebook, tregoi me detaje se çfarë medikamentesh duhet të përdorim në rastet kur kemi temperaturë, kollë, dhimbje fyti apo diarre.

Brataj sugjeroi që nëse keni temperaturë mbi 38.5, është e këshilluar që pacienti ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rritur është 1000 miligramë dhe nëse pas dy ditësh nuk kontrollohet temperatura, mund të përdorni brufen 400 apo 600 miligramë dhe mund ta bëni edhe nëpërmjet këshillimit me mjekun apo pediatrin.

Por kjo deklaratë e tij duket se nuk është mbështeture nga kolegët e tij mjekë. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ish-ministër i Shendetësisë këshillon qytetarët t’u drejtohen mjekëve për çdo shqetësim që do të kenë në lidhje me shëndetin e tyre.

“Mesazhi i tij ka pasur të bëjë me vetëdiagnostifimikim e të sëmurëve. Të dashur miq mos tentoni asnjëherë të vetëmjekoheni pasi kjo është e rëndë në situatë normale dhe po ashtu edhe në kohë pandemie. Ua them këtë pasi diferencimi nga një sëmundje në një tjetër nuk është e lehtë dhe për mjekun. Për çdo lloj shqetësimi drejtohuni mjekut, duhet të veproni vetëm pasi mjekët tu sugjerojnë çfarë duhet të bëni.

Keni marrë dhe këshilla që të vetëpërdorni e ibuprofen ndërkohë që dje ministri i Shëndetësisë së Francës sugjeroi mos përdorimin e ibuprofenit dhe kortizonikëve, sipas këshillave që shkencëtarët francezë kanë dhënë. Unë surgjeroj vetëm konsultimin me mjekun.”- u shpreh Vasili.

(M.Q/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME