Categories Lajme

Nesër avioni me pasagjerë nga Londra mbërrin në aeroportin e Kukësit

Nesër pritet që avioni i parë nga Londra të ulet në aeroportin e ri të Kukësit. Por ndërkohë gazetari Arben Manaj deklaron se aeroporti i Stanstead në Londër ka konfirmuar zyrtarisht se fluturimi nesër në orën 8:00 do të jetë Londër-Tiranë dhe jo Londër-Kukës.

Sipas tij, pas uljes në Tiranë, ku pritet të hipë dhe kryeministri Edi Rama, avioni do të udhëtojë drejt Kukësit. Arsyeja thotë ai, mund të jetë për rregullat evropiane të fluturimit dhe sepse aeroporti i ri nuk është 100 i gatshëm për fluturime ndërkombëtare. “Aeroporti i Stanstead në Londër konfirmoi zyrtarisht përmes zëdhënësit të saj

të Qendrës së Medias për TCH në Londër se fluturimi i Air Albania ditën e diel në orën 08:00 të mëngjesit do të jetë Londër-Tiranë dhe jo Londër-Kukës, për të sjellë kuksianët që e kanë sharë Ramën në mediat sociale, siç thotë Kryeministri!
Pas uljes në Tiranë, ku me siguri do hipë edhe kryeministri Rama, avioni do bëjë fluturimin Tiranë-Kukës!
Fakti që nuk fluturon direkt Londër-Kukës ndoshta ka të bëjë me rregullat evropiane të fluturimit për shkak të aeroportit të ri, i cili nuk është 100% i gatshëm momentalisht për fluturime ndërkombëtare”, shkruan gazetari Manaj.

Të dielën e 18 Prillit një avion me pasagjerë nga Londra pritet të zbresë në pistë.
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të Air Albania-s me çunat e Kukësit që do vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe të përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thosha që do bëjmë Aeroport në Kukës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME