Categories Lajme

Nesër hapen palestrat në Shqipëri, cilat janë rregullat e reja

1 qershori do të sjellë edhe më shumë liri për qytetarët pas një periudhë të gjatë në karantinë për shkak të Covid-19. Iliri i cili është instruktor palestre prej disa vitesh shprehet se ka pasur një interes të madh nga të apasionuarit pas stërvitjeve se kur hapen palestrat.

“Ka pasur nje interest e madh te klienteve besnike qe bejne prej vitesh stervitje. Ata kane bere pak vete stervitje ne menyra rrethanore ne shtepi apo ne natyre kur eshte lejuar. Prej shume vitesh merremi me kete pune, na kane munguar klientet dhe mezi po presim te rikthehen”, thotë Ilir Logu, instruktor palestre. Tashmë edhe pse palestrat do të hapen, ato do duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë në mënyrë rigoroze.

“Faktikisht pas kesaj periudhe kane ndryshuar shume gjera. Do ruajme shume pjesen e distancimit, pjesen e dezinfektimit, palestra do dezinfektohet gjithe kohes sic rekomandohet nga Ministria e Shendetesise”, thotë ai. Përdorimi i ambienteve të përbashkëta siç janë dushet, janë pjesa disi më delikate, ndaj instruktoret e palestrave rekomandojnë që ato të evitohen sa më shumë të jetë e mundur.

“Mund të vijnë me rroba palestre dhe të kthehen po prap ashtu pa i përdorur shumë dushet, pavarësisht se ato do dezinfektohen që të ketë kushte sa më të mira higjienike”, thotë Logu. Periudha e karantinës i detyroi qytetarët të qëndronin brenda për rreth 3 muaj, për rrjedhojë pati mungesë të aktivitetit fizik dhe nga ana tjetër shtim të konsumit të ushqimeve të ndryshme, instruktorët japin dhe disa këshilla.

“Përveç aktivitetit fizik, duhet patjetër edhe kujdes i madh me ushqimin, duhet t’i kthehemi realitetit gradualisht. Duke bërë sa më shumë aktivitet fizik. Duke qenë se palestra është e hapur 24 orë, në do mundohemi të shmangim edhe fluksin. Sugjeroj sa më shumë aktivitet fizik në natyrë apo palestër, të kenë sa më shumë kujdes me ushqimin që tu kthehet ajo energji që kanë pasur përpara pandemisë”, u shpreh instruktori. Teksa palestrat dhe shumë aktivitete të tjera do rihapen prej të hënës së 1 qershorit, një fat të tillë nuk do ta kenë frekuentuesit e jetës së natës, të pishinave, kinemave, teatrove, të paktën deri më 23 qershor./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME