Categories Lajme

Nesër merrni masat, reshje shiu dhe shtrëngata në të gjithë vendin

Sot pasdite (e diel dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23), priten reshje intensive në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Ndërsa në katër qarqe, priten reshje mesatare por lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u ulur ditën e nesërme.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë fundit të ditës së sotme (e diel, dt.22) priten reshje intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Lumenjtë dhe përrenjtë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale, ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Ditën e nesërme (e hënë, dt.23) prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta, por me tendencë ulje pas mesditës.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C
në vendet e ulëta: 10 / 13 °C
në vendet malore: 3 / 8 °C

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME