Categories Lajme

Nesër nis viti i ri mësimor, por sa kushton dita e parë e shkollës? Prindërit: Kostot janë të papërballueshme

Teksa na ndan vetëm një ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2019-2020, prindërit janë dyndur nëpër dyert e dyqaneve për finalizuar edhe përgatitjet për fëmijët e tyre, përgatitje të cilat nisin të paktën 10 ditë më përpara. Mirëpo sa kushton dita e parë e shkollës?

Përgjigjen e japin vetë prindërit, të cilët teksa kujtojnë me nostalgji ditën e tyre të parë në shkollë, shprehen se kërkesat e fëmijëve sa vijnë dhe shtohen duke u bërë të papërballueshme për familjet shqiptare.

“Ne përshembull e blenim lapsin atëherë 50 lekë (të vjetra), ndërsa sot e blejmë nga 200-500 lekë (të vjetra). Veçse ne si prindër jemi të detyruar t’ju blejmë dhe tua plotësojmë kushtet” shprehet nëna e një 15-vjeçari.

“Ne i kishim gjërat më të sakta dhe ishim më të përqendruar në gjërat që na duheshin, ndërsa sot janë më të shpërqendruar. Kalamajt nuk mbarojnë ndonjëherë, shyqyr që nuk na kërkojnë ndonjë aeroplan” pohoi një prind.

Sipas informacioneve të dhëna nga vetë ata vetëm kostot e librave të shkollës variojnë nga 5 mijë lekë të reja deri në 8 mijë lekë, duke nisur nga klasa e 6-të e deri në ciklin e mesëm.

“Për familjet shqiptare faktikisht nuk janë të përballueshme. Megjithatë prindërit mundohen që të mos iu lënë gjë mangut, të heqin ndoshta edhe nga racioni ushqimor”.

Normalisht librat kushtojnë, rrobat kushtojnë por gjithë problemi qëndron se është shpenzim i menjëhershëm. Kam tre fëmijë në shkollë nga 70 janë librat pluse edhe nga 100 rrobat, kushtojnë” deklarojnë prindërit.

Mirëpo artikujt shkollor duhet të plotësohen me materialet e tjera bazë, që nisin nga stilolapsat, lapsa, fletore apo edhe vizoret të cilat mesatarisht të mbledhura bashkë kushtojnë 1500 lekë të reja. Po ashtu çanta është një mjet i pashmangshëm, që minimalisht kushton 1 mijë lekë, dhe çmimet arrijnë deri në 3-4 mijë lekë. Më pas shpenzimet më të mëdha bëhen për veshjet e fëmijëve, ku një familje harxhon për fëmijën mesatarisht 5 – 7 mijë lekë të reja.  Kostoja e përafërt që mund të shpenzojë një familje për ditën e parë të shkollës  arrin në rreth 20 mijë lekë të reja, ndërkohë që paga minimale në Shqipëri është 26 mijë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME