Categories Lajme

Nesër protestë për çmimet e karburantit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Ditën e nesërme në orën 13:00 është paralajmëruar një protestë për uljen e çmimit të karburantit.

Sipas një njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale, bëhet me dije se ditën e premte në orën 13:00 do të zhvillohet protesta ku kërkohet që në autostradën Tiranë – Durrës të fiket makina në mes të rrugës. “Protestë! Fike makinën!” thuhet në lajmërimin e shpërndarë nga shoqëria civile në rrjetet sociale.

Kjo protestë vjen pas rritjes së çmimit të gazit e cila në fillim të vitit 2021 ishte nga 50-60 lekë për litër, por nga një vëzhgim në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër. Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek xhepat e familjeve shqiptare.

Kujtojmë se çmimi i qymyrit, karbonit dhe gazit në Europë, ka arritur nivele rekord, pasi nafta bruto ka arritur në mbi 80 dollarë për fuçi, duke treguar shenja se bota po shkon drejt një krize globale të energjisë që ka të ngjarë të ndikojë në rritjen ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME