Categories Lajme

Neutralizoi 32-vjeçarin që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”, Veliaj i jep të riut titullin “Mirënjohja e Qytetit”

Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill nga sot do të jetë mirënjohja e Tiranës.

I riu është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne.

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët.

Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët.

Unë besoj që asnjë prej nesh nuk e merr me përshkrim pune gjënë e mirë që duhet të bëjë. Disa njerëzve iu vjen nga brenda dhe instiktive, ndaj shpesh them, mos prisni që të jetë shteti kudo.

Çdo njeri që sheh një nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në një shkollë, apo në një shesh, mos prit të të vijë urdhri nga shteti të reagosh, shihe atë nevojë dhe plotësoje. Pastaj mirënjohja dhe falenderimi sigurisht që do të vijnë. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim”, tha ndër të tjera Veliaj.

Vetë i riu i cili guxoi dhe ndaloi çmendurinë ditën që përkoi me atë të votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, u shpreh se ndihet mjaft i vlerësuar. “Nuk e kisha menduar kurrë! Është diçka vërtet e çuditshme në një kohë kaq të shkurtër për mua, por ndjehem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar nga shqiptarët anembanë dhe posaçërisht nga Lali Eri, kryetari ynë dhe nga të gjithë absolutisht. Ju falenderoj shumë të gjithëve,” u shpreh Klodiani.

Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjet tip “Citroen” vuri në r rezik jetën e njerëzve, u mbyll pa persona të l ënduar, vetëm se në atë moment të shesh ndodhej i riu Klodian Elqeni, vetëm 22 vjec, i cili, me një veprim tejet të guximshëm arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën e fektin e l ëndëve n arkotike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME