Australia po kalon nëpër njërin prej dhjetorëve më të nxehtë në histori. Për shkak të valës së nxehtë, është dhënë urdhri për ndalimin e ndezjes së zjarrit në ambient të hapur dhe vërejtje për shëndetin e njerëzve, ndërsa shumica po përpiqen të gjejnë freski në plazhe. Sipas parashikimit të shërbimit kombëtar meteorologjik, në kryeqytetin Kanbera, nesër pritet që temperatura të jetë 39 gradë Celsius. Pritet se vala e nxejtë do ta prfshijë Aidnejin, Meblurnin dhe Adelaiden. Në këtë regjoon, temperatura mesatare është për 16 gradë më e lartë se rëndom për këtë stinë të vitit, ndërsa e keqja tek pritet të vijë. Dhjetori është muaj në të cilin në hemisferën jugore fillon vera, ndërsa janari e shkurti mund të jenë edhe më të nxehtë.

