Categories Lajme

Deutsche Welle: Shqipëria, “Kolumbia e Europës”. Edhe reformat politike kanë ecur ngadalë

Para 15 vjetësh, 6 vende të Ballkanit morën bashkë me “premtimin e Selanikut” edhe perspektivën për një anëtarësim pa vonesa në BE.

Por, viti që po mbaron, thotë Deutsche Welle, solli një sërë pengesash në këtë drejtim. Ai mund të quhet çdo gjë tjetër, sipas gjigandit mediatik gjerman, por vetëm vit suksesi jo. Shqipërisë, që i ka dalë nami si “Kolumbia e Europës”, ende nuk shënon suksese të ndjeshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër kultivimit të drogës. Edhe reformat politike, si ristrukturimi i drejtësisë, kanë ecur ngadalë, theksohet në artikull.

Më keq, thuhet më tej, paraqitet gjendja në Kosovë: qeveria dhe pozita bllokojnë në Parlament njëra-tjetrën, duke sjellë një gjendje të paralizës politike.

Në Malin e Zi, negociatat e anëtarësimit nuk kanë ndryshuar asgjë lidhur me Milo Gjukanoviçin, i cili përkundër të gjitha rregullave demokratike mbetet atje etaloni i të gjitha gjërave.

Në pikëpyetje është gjithashtu nëse Maqedonia do të arrijë ta zgjidhë grindjen dhjetëra vjeçare me Greqinë për çështjen e emrit. Bosnje-Hercegovina, pavarësisht miliardave të BE-së, vazhdon të ofrojë imazhin e një shteti të dështuar.

Në Serbi, njeriu i fortë që sundon në vend e gjithçka është Presidenti, Aleksandar Vuçic, që kontrollon Parlamentin, Drejtësinë, mediat dhe policinë. Shkaku i atij që cilësohet si shkaku i dështimit të deritanishëm të BE-së në Ballkan është, sipas ekspertes Gudrun Steinacker, një gabim sistemik i bllokut. Përgjegjësi bëhet zbatues, sipas saj. Të njëjtat qeveri, në masë të madhe me të njëjtët politikanë, të cilët janë përgjegjës për gjendjen kritike, tani duhet të rregullojnë punët./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME