Categories Showbiz

Nevina Shtylla dhe Fjoralba Ponari ikin nga ekrani, kush i largoi me stil dy vajzat

Me përfundimin e rubrikës “Beauty” në “E Diell”, Fjoralba Ponari vendosi të shkëputej nga ekrani. Gjatë një bisede me ndjekësit në “Instagram”, moderatorja tregoi se ka vendosur të bëjë një pauzë nga emisioni, por pa dhënë shumë shpjegime.

“Me përfundimin e ‘Beauty’ të dielën e ardhshme, kam vendosur të marr një pauzë. Si, qysh, tek, e zbulojmë në Q&A e ardhshme”, shkroi ajo. Dje, teksa ishte e ftuar te “Shqipëria Live”, Fjoralba tregoi arsyen e shkëputjes. Ajo tha se ka nevojë të rigjenerojë idetë që të rikthehet fuqishëm.

Me çfarë kemi biseduar me Edi Manushin, më ka thënë ‘do kesh gjithmonë një derë të hapur në ‘E Diell’’ dhe sigurisht me një projekt që unë do ndihem komode. Në këtë moment që po flasim, kam nevojë për një pauzë të rigjeneroj energjitë e mia dhe pse jo të mos kthehem më fuqishëm sesa gjatë këtyre 2 viteve. Këtë sezon nuk e mendoj një rikthim. Rrugëtimi im nuk mund të krahasohet në këtë moment që ne flasim me atë që kam qenë para 2 vitesh, sepse kam qenë totalisht pa eksperiencë. Tani jam rritur dhe kam kuptuar çfarë më qëndron më mirë në lëkurë si moderatore”, u shpreh Ponari.

Por duket se dhe prezantuesja tjetër e “E diell”, Nevina Shtylla është larguar në mënyrë të mistershme nga ekrani. Sipas burimeve pranë vajzave, “zhdukja” në mënyrë të papritur nga “E diell” e saj dhe Fjoralbës, në fakt, është një largim me stil që u është bërë nga drejtuesit. Në fillim, Nevina tha se ishte prekur me Covid-19, por s’vonoi shumë dhe zbuloi një tjetër arsye për shkëputjen nga televizioni.

Moderatorja pas një kohe të gjatë në televizion do të shkëputet për një periudhë të pacaktuar, thanë për gazetën “Panorama Plus” burime pranë saj. Nevina që drejtonte disa nga rubrikat më të rëndësishme emisionin ‘E diell’, së fundmi ka zbuluar se është infektuar me Covid-19 dhe kjo është arsyeja kryesore e shkëputjes, por jo e vetmja.

Nevina shprehet se tashmë shumica e simptomave kanë kaluar, i vetmi shqetësim që ka është humbja e shijes dhe nuhatjes. Por gjatë një komunikimi me ndjekësit në “Instagram”, pyetjeve nëse do të rikthehet në ekran ose jo, moderatorja iu përgjigj duke thënë se ka marrë pushimet, pasi do që t’i dedikojë pak kohë vetes së saj. Megjithatë, ajo u shpreh se do të rikthehet në ekran shumë shpejt. Madje, pas kësaj periudhe rigjenerimi, Nevina mund të kthehet me ide dhe përgjegjësi të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME