Categories Lajme

New York Times sjell foto nga Kosova

New York Times jo rrallë përkujdeset të publikojë fotografi që dokumentojnë mirë vuajtjen dhe gjenocidin e shkaktuar në Ballkan, më së shumti prej serbëve.

Kjo pjesë e Evropës për disa vite ka vuajtur dhe ka kaluar nëpër luftëra që nisën me Kroacinë dhe më pas kulmuan me Bosnjën dhe Kosovën, dy shtete që humbën qindra e mijëra njerëz nga dora e shovinizmit serb.

Në një shkrim të fundit, NYTimes i kushton rëndësi librit “Shooting War” (Ta fotografosh luftën) me autor Anthony Feinstein, ku natyrisht bëjnë pjesë edhe fotografi të realizuara në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998-99.

Një fotografi tregon dy kosovare që kthehen nga Mitrovica në Prishtinë në kohën kur po çlirohej vendi. Fotografia është realizuar nga Alexandra Boulat, shkruan KultPlus.

Tjetra fotografi tregon gazetarët e AP të cilët e përcollën luftën në Kosovë, duke e dokumentuar kësisoj secilin moment të tmerrshëm që i ndodhi popullatës së pafajshme kosovare.

Në këtë libër nuk ka se si të mungojë fotografia e ushtarëve të Arkanit të cilët vrasin popullatën në Bosnje, popullatën myslimane atje.

E meqë luftërat dhe gjenocidi në Evropë nuk kanë ndalur asnjëherë, libri ka material të bollshëm edhe me tregimet nga Ruanda, Turqia, popullata kurde, Afganistani, Haiti dhe zona tjera ku ka ndodhur luftë dhe ku fotografët e gazetarët është dashur të raportojnë e të gjenden ballë me rrezikun.


KultPlus.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME