Categories Lajme

Neymar vendosi rekord botëror, njihuni me top-10 brazilianët që kanë luajtur me Barcelonën

Brazilianët mbushin skuadrat e futbollit të kejt botës. “Samba” kërcehet në pothuajse të gjitha klubet, aq të shumtë janë futbollistët që dalin nag vendi gjigand amerikano-jugor. Jo më kot, ky vend e ka fituar 5 herë Kupën e Botës, sepse e ka në AND këtë sport, nxjerr yje të pafundme nga viti në vit.

Nisur nga blerja e fundit e Barcelonës, konkretisht e anësorit Raphinha te Leeds United, po ndalemi te 10 brazilianët më të mirë që kanë luajtur me skuadrën katalanase.

Në fakt ka qenë “goal.com”, portali i njohur që e ka bërë renditjen e mëposhtme, duke nisur nga blerja më e shtrenjtë e Barcelonës në histori, Coutinho për 160 milionë euro, por deri diku e dështuar, për të mbërritur te Neymar, shitja rekord botëror e këtij sporti për 222 milionë euro nga blaugranat te PSG. Ja shkrimi i plotë i “GOAL”:

“Barcelona ka parë disa lojtarë brazilianë duke veshur fanellën e saj të famshme në të kaluarën, disa prej tyre janë legjenda të kësaj loje magjike. Lojtarë si Ronaldinho, Neymar, Ronaldo (Fenomeni), Rivaldo dhe Romario kanë luajtur për Blaugrana-t dhe kanë pasur sukses mbresëlënës.

Ka pasur edhe brazilianë që nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë. Philippe Coutinho, për shembull, u ble në janar 2018 për një tarifë rekord të klubit prej 160 milionë euro.

Coutinho qëndroi në “Camp Nou” deri në vitin 2021, por nuk arriti të kishte shumë ndikim. Ai u dërgua në huazim te Bayern Munich dhe më pas tek Aston Villa, përpara se klubi i Premier League ta blinte atë për 20 milionë euro.

Ndërsa Raphinha bëhet ylli i fundit brazilian që i bashkohet Barcelonës, ne iu hedhim një vështrim 10 futbollistëve më të mirë brazilianë, që kanë luajtur ose luajnë për skuadrën katalanase.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME