Categories Teknologji

Nga 21 dhjetori, Facebook dhe Instagram largojnë këto opsione për përdoruesit në Evropë

Gjigandi Facebook ka zvogëluar numrin e shërbimeve që ofron në Evropë në aplikacionet Messenger dhe Instagram, për t’u siguruar se po vepron në përputhje me rregullat e reja të privatësisë. Nga 21 dhjetori, aplikacionet për mesazhe do të bien nën rregulloren e re të Bashkimit Evropian. Facebook ka njoftuar se disa mundësi interaktive, sikurse anketat në grupe të mesazheve në Messenger, do të jenë në mesin e opsioneve që do të pamundësohen.

Facebook ka thënë se ende nuk ka publikuar listën e të gjitha mundësive që do të pezullojë në Evropë, sepse të njëjtat do t’i riaktivizojë shpejt sapo të jenë në përputhje me rregulloren evropiane. Mundësitë bazike të kthimit të mesazheve dhe thirrjet do të vazhdojnë të jenë funksionale si në Instagram, ashtu edhe në Facebook.

“Ne ende jemi duke përcaktuar mënyrën më të mirë të kthimit të këtyre mundësive. Do të marrë kohë rikrijimi i produkteve në mënyrë që të përdoren njëjtë nga njerëzit dhe të jenë në përputhje me rregulloren e re”, ka thënë Facebook përmes një deklarate. Opsionet që duhet rikrijuar do të çaktivizohen në Evropë në disa faza, andaj disa njerëz do të mund t’i përdorin ato edhe për disa ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME