Categories Opinion

Nga Anila Hoxha, për ngjaria në Elbasan

Pas ngjarjes se rende ne Elbasan, atentatit me tri viktima te nje nate me pare, ka reaguar gazetarja e njohur e kronikës Anila Hoxha.
Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, ajo leshon kritika te forta ne drejtim te policise dhe krereve te saj, hetuesve dhe instancave qe nuk po bejne asgje perballe nje situate te tille.

Postimi

Policia doli serisht te mbledhe plumba. Plumba qe u derdhen mbi 3 njerez . Policia u mjaftua me dy gisht shkrim ne whats app ne grup per njoftuar cektazi se cfare kishte ndodhur. Asnje e dhene konkrete zyrtare, vec informacionit medioker se ne X vend u qellua dhe punohet qe ngjarja te zbardhet. A kishin emer viktimat, nga ishin, ku kishin qene, sa persona qelluan? Asgje prej tyre!!

Dhe ky nuk eshte sekret hetimor, eshte detyrim ligjor per te informuar publikun. Dhe as me whats App jo, por te dilet me ze e figure, sic i ngjisin podiumet kur duan te mburren per gjobat.

Policia mbreme numeroi serisht plumbat e derdhur ne nje atentat te llogaritur dhe te planifikuar. Prokuroria hesht per krimin.

Nese do te kemi parasysh qytetin ku ndodhi atentati dhe perplasjet mes dy grupeve ne Elbasan, vras mendjen cbejne ata ekspertet e hetimit parandalues? Zero informacion operativ. Zero informacion paraprak. Policia eshte bere per te qare hallin. Sherbimi informativ po ashtu. Prokurori zere se nuk egziston. Shto edhe yshtjen ”ata po lajne hesapet, ata kishin llogari te prishura droge”

Dhe shteti rri e ben sehir. Inegzistent. Trafikantet shesin e blejne droge sikur te ishte rrobe gabi, dhe kur u prishet peshorja, s’ka gje do ta rregullojne me plumba. Le te vriten thote shteti

Grupet vazhdojne te presin gjoba. S’ka gje, do sqarohen me plumba.
Nga burgjet vazhdohet te porositen krime , ska gje mjafton qe drejtoreve tu lihen televizori plazma kur lirohet ndonjeri prej ” kapove” !!!

Mjafton qe policet mos te pine kafe brenda orarit, mjafton qe policet mos te jene ne kryqezime, mjafton qe te duken bukur. Shtet fasade!!!

Gjate gjithe dites se djeshme deri ne mbremje u gjenda ne Elbasan. Persa kohe ne tavoline isha me gazetare lokale , i pyeta shpesh per Elbasanin. Isha kurioze te degjoja cfare ishte bere me Suel Celen, dhe pse e di qe ende nuk eshte arrestuar. Isha kurioze per Capajt, apo perse Elbasani vazhdon te jete kaq i veshtire, njejte si Vlora dhe Shkodra

Dhe me kujtohet ai aksioni blic ne Vlore kur pasi thane se e krehen Vloren mire e mire, nxoren prej andej njerin me arme pa leje. Lajm i bujshem shume, rendi u vendos, krimi u zmpraps !

Ne Shqiperi vazhdojne te kryhen operacione te zhurmshme, prej te cilave grupet vetem sa gervishen. Sa ju bllokohet ndonje makine apo u kapen ca fisheke, per te cilat policia lokale ju pergjerohet se do tua ktheje. Prokuroria fle, ne gjumin me te rende qe mund te kete patur nje institucion. Krimet e renda kane rene, prokuroret aty numerojne ditet, dhe merren me ceshtje qesharake. Edhe ajo historia e bujshme e sekuestrimit te ca makinave te nje qytetari nga Elbasani u mbyll. Show vetem show

Ska asnje emer ende kush e vrau Ervin Dalipaj dhe shokun e tij. Kush e vrau Edisonin e 7 pallateve? Kush e vrau ish policin Bercama dhe bashkejetuesen me te? Ka nje liste emrash te vraresh , qe te gjithe e dime se nuk u vrane per ceshtje banale, por nga bandat

Cdo fund vit ka vrasje, lahen hesape por hetuesit nuk tunden. Nuk ndryshojne menyren si duhet parandaluar e si duhet te jete prezent shteti per te arrestuar ”porositesit ”. Cili qytet e ka radhen per tu tronditur nga atentate si i mbremshmi, Vlora, Durresi apo Shkodra?

Dhe per ta mbyllur. Ngjarjet sa per fasade do te tregohen keshtu ”policia blindon Elbasanin, kryhen kontrolle…Lleshi takim me drejtoret dhe shefat per te folur per floten e policise“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME