Categories Lajme

Nga bu.rgu i sigurisë së lartë bën kërdinë me mashtrim ne internet, fiton 1 milionë dollarë

Një i dënuar me 24 vite burg në një burg të sigurisë maksimale në Nigeri përdori një rrjet bashkëpunëtorësh për të kryer një mashtrim ndërkombëtar që solli 1 milion dollarë. Hope Olusegun Aroke është dënuar për mashtrim katër vite më parë dhe u mbajt në burg të sigurisë së lartë në Lagos pas dënimit të tij. Por ndërsa ishte në burg punoi me bashkëpunëtore për të kryer një mashtrim ku u shënjestruan njerëz nga kombe të ndryshme.

Gjatë asaj kohe ishte dërguar në spital, por në vend që të rikthehej në burg shkoi në hotele ku u takua me gruan dhe fëmijët. Autoritetet informojnë se pas hetimeve u zbulua se i dënuar kishte qasje në internet dhe telefon celular në burgun ku supozohet se po vuante dënimin.

“Rrethanat e pranimit të tij në spital dhe ata që e ndihmuan të lëvizte nga spitali në hotele dhe angazhime të tjera sociale është duke u hetuar,”-tha policia. Wilson Uëujaren, zëdhënësi i komisionit të krimeve ekonomike dhe financiare, nuk pranoi të jepte detaje se si Aroke ishte në gjendje të merrte pjesë në evente sociale dhe të merrte hua si i burgosur.

Për të kryer transaksionet e tij, Aroke përdori një emër të rremë, Akinwunmi Sorinmade, duke hapur dy llogari. Ai gjithashtu bleu shtëpi lagje të shtresës së lartë dhe një seri makinash luksoze të regjistruara në emrin e gruas së tij. I dënuari kishte në përdorim edhe llogarinë bankare të gruas së tij në burg, që e përdori për të transferuar fondet.

Aroke u arrestua në vitin 2012 për mashtrim në internet pasi u kthye nga Malajzia. Në atë kohë, ai u tha “viktimave” të tij se ishte student i shkencave kompjuterike në një universitet në Kuala Lumpur. Por në fakt ishte koka e një rrjeti të ndërlikuar të skemës së mashtrimit në internet që përshkon dy kontinente, shtuan autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME