Categories Lajme

Nga djegia e makinës te “protesta” për Luiz Ejllin/ Kush është “Mbreti” i Tik Tok-ut që sfidon Britaninë me jetën luksoze

Një shqiptar i ekstraduar nga Britania e Madhe për të vuajtur dënimin për grabitje të dhunshme në një shtëpi, është kthyer në Angli, duke pozuar në rrjetet sociale me supermakinën e tij Lamborghini.

Aleksandër Vishaj, 33 vjeç, u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2021 për t’u përballur me akuzat për vjedhje dhe dëmtime kriminale në Gjermani. Ai kreu tre muaj burg në Gjermani para se të kthehej në Shqipëri, ndërsa duhej të ishte ndaluar nga Britania pas një goditjeje kriminale.

“The Sun” shkruan se reperi i rremë, është kthyer edhe më i guximshëm duke e quajtur veten “Mbreti i TikTok” në faqen ku ai mburret se jeton si një yll rock në MB.

33-vjeçari pretendon se ka hequr dorë nga krimi dhe këmbëngul se financon stilin e jetës së tij me shampanjë si një lojtar profesionist pokeri, videograf. Ai shihet duke reklamuar rroba të shtrenjta, dhe një Lamborghini Gallardo Spyder të regjistruar në Britani, me vlerë 70,000 paund.

Vishaj postoi një video javën e kaluar nga një apartament luksoz në Londër. duke bërë thirrje për mbështetje nga bashkëqytetarët shqiptarë në një lojë pokeri online.

Ai mendohet se ka përdorur një pasaportë të rreme për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar me avion pasi kishte hyrë legalisht në një vend të BE-së.

I riu shqiptar është një nga shumë kriminelë shqiptarë, shkruan “The Sun”, që sfidojnë autoritetet angleze.

“Bandat shqiptare kanë ardhur në Britaninë e Madhe gjatë dy dekadave të fundit duke marrë kontrollin e tregut të kokainës në vend. Modeli i tyre i biznesit bazohet në të qenit ‘të lirë dhe të shpejtë’”, shkruan “The Sun”.

/s.f

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME